Bora Muzhaqi në Dubai: Rinia aktor thelbësor në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Bora Muzhaqi në Dubai: Rinia aktor thelbësor në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Ministrja Bora Muzhaqi mori pjesë në “World Government Summit 2024” që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, axhenda e të cilit fokusohet në formimin e një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin, ku liderë, ekspertë globalë dhe vendimmarrës nga e gjithë bota mblidhen për të shkëmbyer ide e përvoja dhe për të kontribuar në zhvillimin e politikave dhe modeleve që janë thelbësore në formimin e qeverive të ardhshme.

Temat e diskutimit në tryezën e rrumbullakët përfshin si sektorin publik edhe atë privat duke u ndalur tek infrastruktura, energjia, mirëqenia, shëndetësia, por edhe shume fusha të tjera.

Bora Muzhaqi në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, e ftuar në tryezën e rrumbullakët mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, theksoi rëndësinë e kontributit të të rinjve, fuqizimin dhe angazhimin e tyre për përmbushjen e këtyre objektivave.

Ministrja Muzhaqi sugjeroi se të rinjtë duhet të përfshihen në të gjithë procesin e vendimmarrjes për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm me qëllim që ata vetë të zbatojnë këto objektiva për gjeneratën e ardhshme.

Përsa i politikëbërjes rinore në Shqipëri, ministrja Muzhaqi ndau me të pranishmit gjithëpërfshirjen e të rinjve për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

“Të rinjtë kanë qenë pjesë aktive në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, pra është hartuar nga të rinjtë për të rinjtë, duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e tyre, të konvertuara tashmë në një dokument strategjik për përmirësimin e jetesës së të rinjve.” u shpreh Muzhaqi.

Më tej, ministrja njohu të pranishmit me strukturat e ngritura në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar për përfshirjen e të rinjve shqiptarë në politikëbërje, të cilat synojnë njëherazi edhe fuqizimin, edukimin dhe mirëqenien e të rinjve.

“Në nivel lokal, janë ngritur Këshilla Vendor Rinor në të 61 bashkitë. Në nivel kombëtar, është ngritur Këshilli Kombëtar Rinor, ndërsa në nivelin ndërkombëtar të rinjtë kanë përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të 77&78 të Kombeve të Bashkuara, në Konferencën e 28 të Ndryshimeve Klimatike, dhe që nga viti 2016 përfaqësojnë interesat e rinisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet një përfaqësuesi në bordin drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor.”

Gjatë fjalës së saj, ministrja Muzhaqi u ndal edhe tek tema të tjera të rëndësishme siç është fokusi te kapitali njerëzor dhe zhvillimi i këtij kapitali duke u përshtatur me teknologjitë e reja, pa lënë mënjanë inteligjencën artificiale dhe inovacionin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion