Bora, Rama: Qeveria dështoi
Berisha: Ciu ciu 5 herë në ditë
Kukesi hapen shkollat
Meta viziton zonën e Mokrës

Bora, Rama: Qeveria dështoi<br />Berisha: Ciu ciu 5 herë në ditë<br />Kukesi hapen shkollat<br />Meta viziton zonën e Mokrës
TIRANE- Situata e reshjeve të dendura të dëborës, dhe përballimi i saj kanë vënë përballë njëri tjetrit kryeministrin Berisha dhe kreun e Partisë Socialiste. Secili me një qëndrim diametralisht të kundërt. Për kryeministrin Berisha situata e emergjencës u përballua me sukses dhe dëshmoi angazhimin e qeverisë qëndrore dhe vendore për ti ardhur në ndihmë banorëve. Nga ana tjetër Rama tha se ishte dëshmi tjetër se shteti nuk funksionon.

Nga selia blu, e Partisë Demokratike, ku Berisha kishte mbledhur deputetët e grupit PD, kryeministri sulmoi Ramën se nuk ndihmoi për përballimin e situatës,  urdhëroi deputetët të mos shkelnin në shtabet e emergjencave ndërsa bën ciu ciu pesë herë në ditë. Nga ana e tij Rama, i cili kishte mbledhur tryezën për autonominë vendore, tha se kjo shumicë por vazhdon të dëshmojë se është tërësisht e padenjë dhe e paaftë për të qeverisur vendin, ndërkohë që ka pasur 7 vjet kohë për të dëshmuar të kundërtën.

BERISHA NE GRUPI PD
Duke bërë një panoramim të situatës Berisha tha se para një jave 800 mijë banorë që kanë qenë të bllokur ndërsa sot janë 15 mijë banorë të bllokuar. Sipas tij, në një kohë rekord eshte realizuar lëvizja dhe heqja e miliona metër kub dëborë nga rrugët e këtyre qarqeve. "Në10 ditëshin e dytë të shkurtit kanë qenë të bllokuara mbi 5 mijë km rrugë kombëtare e rurale, ndërsa sot janë zhbllokuar në tërësi të gjitha akset kombëtare rrugore në të gjithë vendin, janë zhbllokuar 4 mijë km rrugë në rrethe. Janë nxjerrë nga izolimi rreth 90 komuna dhe bashki, ndërsa mbeten në izolim disa komuna të thella malore si ajo e Shalës, Shoshit, Vermoshit, Pultit, Temalit, Lekbibajt, Grykëcajes, Reçit, Selishtës"- tha Berisha.

Kryeministri falenderoi qeveritë vendore, deputetët për angazhimin eficient dhe total në përballimin e situatës “së paprecedentë në 27- 28- vitet e fundit.” Sipas Berishës ky ka qenë operacioni i emergjencës më masive në historinë e vendit, i shtrirë Alpet e Veriut deri në Vargmalet e Juglindjes së vendit, në të cilin nuk u përfshine deputetët e PS-se me urdhër të Edi Ramës.
 
“Jam i sigurtë që të gjithë deputetët e PS kanë dashur të vizitojnë banorët e izoluar, por Rama nuk i ka lënë. Ka ndodhur mbi bazën e një urdhri absurd. Mos guxoni të shkelni në shtabet e emergjencave. ...Është tjetër të sulmosh me orë të tëra apo të bësh ciu ciu pesë herë në ditë dhe tjetër të shkosh të prekësh me dorë ata njerëz që në shumë momente kanë dëshmuar përkushtim.” – tha Berisha duke sjellë në vëmendje rastin e banorëve të komunës Sllovë, Peshkopi, të cilët kishin hapur vetë rrugën që lidhte një fshat me fshatin tjetër për të bërë të mundur transportimin e një gruaje shtatzënë në spital.

RAMA NE TRYEZEN E AUTONOMISE VENDORE
PS ngriti grupin e punës për të adresuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë cdo problem me propozime alternative dhe program kryekëput të ri për autonominë vendore dhe rritjen e efektshëmërisë së qeverisjes vendore. Në fokus të programit të PS, sipas Ramës është rimëkëmbja e ekonomisë, rimëkëmbja e komuniteve vendore dhe qeverisjes vendore.

Rama tha se situata e emergjencës vërtetoi se shteti dhe strukturat e tij të paguara nga taksapaguesit nuk funksionon. “Strukturat që duhet të planifikojnë e menaxhojnë drejtëpërdrejtë emergjencat janë kthyer në zyra punësimi për njerëzit e partive e të qeverisë të cilët janë aty vetëm për të marrë rrogën e pritur turravrapin e zgjedhjeve elektorale. ...Politika dhe qasja e qeverisë ndaj mjedisit urban, mjedisit ekonomik është primitive dhe e dëmshme me pasoja degraduese në kurriz të qytetit.

"Një politikë e tillë për tu ndryshuar ka parakusht ndryshimin e qeverisë, nënvizon kreu socialist. “Kjo shumicë ka pasur 7 vjet në dispozicion për të dëshmuar të kundërtën, por vazhdon të dëshmojë me cdo hap, politikë e ligj se është tërësisht e pandjeshme dhe e paaftë për të rigjeneruar mjedisin ekonomik."
(sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris