Pas 72 orësh, grupet e punës pritet të zbresin në terren për të verifikuar dëmet që ka shkaktuar moti i paqëndrueshëm më qarkun e Korçës. Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe reshjet e dëborës një ditë më parë kanë krijuar rrezik për pemët frutore, sidomos për ato që janë në fazën e hershme të çeljes së luleve.
Specialisti i bujqësisë Arben Hysolli thekson se kulturat më të prekura janë bajamja, pjeshka, kajsia, qershia dhe kumbulla. Për këtë arsye, ekspertët u bëjnë thirrje fermerëve të marrin masa për të mbrojtur të mbjellat e tyre.
“Fermerët duhet të monitorojnë nga afër situatën dhe të zbatojnë metoda mbrojtëse për të shmangur dëmet. Një nga mënyrat më efikase është krijimi i mjegullnajës së tymit përmes zjarrit, mjeteve rrethanore ose përdorimi i pompave centrifugale, të cilat ndihmojnë në krijimin e rrymave të ajrit për të mbrojtur pemët nga temperaturat e ulëta”, tha agronomi
![]()
Faktorët klimatik janë kthyer shpesh në qarkun e Korçës, ndër dëmtuesit me te medhenj për kulturen e pemtarisë dhe bujqësisë. Përballe ketij fakti, fermerët duket se mbeten te pafuqishëm dhe të pa përgatitur për ti bërë ballë me logjistike te tillë situatave.
Komente

