Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të miratojë të mërkurën këstet e radhës së kredisë prej 53 milionë eurosh për qeverinë shqiptare.

Dhënia e ‘ok’ për miratimin e kësteve u konfirmua pas vizitës që zhvilloi misioni i FMN-­së në Tiranë, në nëntor të vitit 2015.

Misioni miratoi në nivel ekspertësh dy këste kredie për Shqipërinë, pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Perfaqesues të FMN-­së deklaruan në Tiranë se gjithçka po ecte sipas planit: të dhënat kryesore të ekonomisë po fitojnë qëndrueshmëri dhe reformat strukturore po japin rezultatet e para. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)