Shqipëria do të nisë fillimisht 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Pas mbërritjes së 4 oficerëve në Gaza do të bëhet edhe vlerësimi për numrin e ushtarakëve që mund të angazhohen më tej në mision.
“Akti për miratimin e misionit tonë në Gaza. Shqipëria do ketë përfaqësi në Gaza. Do nisë me 4 oficerë shtabi, që ky do jetë angazhimi i republikës së Shqipërisë. Me vajtjen e këtyre katër oficerëve, do vlerësohet se kush do jetë niveli i trupave që do të dërgohet në gaza”, tha Nufi.
U miratua gjithashtu edhe vendimi për pagesë shtesë për ushtarët që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve deri më tani.
“Situata është menaxhuar në mënyrë shumë të mirë. Kemi mbi 27 vatra zjarri që janë shuar, duke nisur nga fieri, Dirza, Kurbini, lezha etj me radhë. Janë mbi 1830 forca që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve. Kapacitetet kanë qenë operacionale”, tha Nufi.
Lajmi në përditësim...
Të papranueshme e ka quajtur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vendimin e PD për të dërguar në Kushtetuese marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake. Nufi tha se nuk duhet të ketë krah politik për çështje të sigurisë kombëtare.
“Qëndrimet e PD janë të papranueshme në raport me këtë marrëveshje. Siguria kombëtare nuk është çështje debati politik. Ky nuk është sinjal i mirë, të atakohet një marrëveshje që financon mbrojtjen është e papranueshme. Nuk duhet të këtë krah politik, mesazhi që çojmë është shumë i gabuar. Raporti jonë me SHBA, tregon se Shqipëria është aleat i besueshëm.
Nuk është në shkelje të kushtetutës. Mënyra si është diskutuar, anëtarët e komisionit të ekonomisë dh sigurisë kanë pasur mundësi ta lexojnë në kuvend. I është dhënë koha e mjaftueshme pas miratimit të procedurës së përshpejtuar që të shqyrtohej, të lexohej dhe ajo marrëveshje që është lexuar atë ditë, do ishte e njëjta edhe po të kishte kaluar ai afati që pretendon PD. Marrëveshja monitorohet rreptësishtë nga SHBA”, tha Nufi.
Komente









