Bordi i RTSH, nis procedura për
zgjedhjen e kryetarit, ja kandidatët

TIRANE -  Komisioni i Medias ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio- Televizionit Shqiptar. Pas zgjedhjes më 4 dhjetor nga Kuvendi të pesë anëtarëve të Këshillit Drejtuesë të propozuar nga mazhoranca, tashmë parlamenti vijon procedurat për zgjedhjet e kreut të këtij bordi.

Kandidatët për kryetar të RTSH-së janë Kristaq Traja, Artan Mulla, Basir Çollaku, Blerim Kola, Adrian Thano dhe Andi Kananaj.

Përzgjedhja e kryetarit do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë si ajo e zgjedhjes së anëtarëve të bordit drejtues të RTSH-së, përmes skualifikimit të njëpasnjëhsëm të kandidadëve. Kjo procedurë do të fillojë që ditën e nesërme, në mbledhjen e radhës së Komisionit të Medias.

Këshilli Drejtues i RTSH-së përbëhet nga kryetari dhe nga 10 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit. Në këtë post drejtues zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.

kandidaturat per kryetar

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im