Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet, ulet me 6 lekë nafta! Benzina shitet me një lekë më pak

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet, ulet me 6 lekë nafta! Benzina shitet me një lekë më pak

Foto ilustruese

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet në vend. Në vendimin e ri që hyn në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme, çmimi i naftës është 6 lekë më i ulët. Duke nisur nga kjo orë, nafta do të shitet me jo më shumë se 200 lekë për litër krahasuar me 206 lekë për litër që ishte më parë.

Po ashtu benzina është ulur me një lekë krahasuar me çmimin e mëparshëm. Ndërsa çmimi i gazit ka mbetur po i njëjtë.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër”-thuhet në vendimin e publikuar nga Bordi i Transparencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 31 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • boti: 31/01/2023 12:07

    ilace, ilace, ilace. Sa me shume ilace per bordin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë