Borë e akull, i ftohti polar godet Mesdheun e Ballkanin! Stuhia ‘Barbara’ ka përfshirë një pjesë të Greqisë! Në vendet e skive bëhet thirrje për të mos u bërë sport

I ftohti polar ka mbërthyer një pjesë të Mesdheut dhe Ballkanin. Stuhitë e borës dhe erës kanë shkaktuar dëme në Bosnjë, Serbi dhe Kroaci. Në disa rajone të Bosnje -Hercegovinës ka borë dhe akull. Ndërsa ngricat kanë paralizuar levizjen në autostrada. Në vargmalet e Bjelasnicës dhe Jahorinës, erërat e fuqishme arritën në 130 km/h. 

Autoritetet iu bëjnë thirrje skiatorëve që të mos zhvillojnë sportet për shkak të kushteve të pavaforshme.  Bora ka përfshirë edhe disa zona të Kroacisë, ku pemët e rrëzuara kanë shkaktuar dëme në shtyllat elektrike duke ndërprerë energjinë elektrike.  E njëjta situatë edhe Zvicër.  Stuhia polare “Barbara” ka përfshirë Atikën si dhe ishujt veriorë të Egjeut, Trakinë ashtu edhe Halkidikin. Në shumë zona, dëbora ka arritur në mb 25 cm.

Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, pritet përkeqësim i motit dhe temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje të dendura të borës në lindje të Greqisë. Rënia e temperaturës prej 8 deri në 10 gradë Celsius do të ndjehet nga veriu në jug, dhe akulli do të jetë i pranishëm gjatë gjithë javës dhe autoritetet iu kanë bërë thirrje shoferëve të kenë kujdes.

Shërbimi zjarrfikës ka paralajmëruar qytetarët që të kufizojnë lëvizjet e tyre. Kalabria dhe Siçilia gjithashtu pritet të goditen nga një stuhi dëbore në fillim të javës duke ulur ndjeshëm temperaturat.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës