Borë në të gjithë zonën malore, shi në bregdet! Mësoni parashikimin e motit për sot

Borë në të gjithë zonën malore, shi në bregdet! Mësoni parashikimin e motit për sot

Nga Lugina e Valbonës

Sipas MeteoAlb: Paraditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por mesdita dhe pasditja sjellin reshje dëbore në gjithë zonën malore ndërsa shira të pakët do kenë zonat bregdetare. Orët e natës ri-kthejnë motin e qëndrueshëm në vend.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C në 8°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa
Mbetet pjesa më e madhe e Europës në ndikimin e motit të paqëndrueshëm me reshje shiu e dëbore. Konkretisht Lindja, Qendra dhe Europa Jugore. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë Europën Jugperëndimore dhe vendet Nordike.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave