Në një intervistë për BBC, kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur se tashmë Putin ka dështuar dhe se ai "nuk e kuptoi se me çfarë do të përballej kur të dërgonte trupat e tij në Ukrainë" si dhe me "forcën e rezistencës së tyre".

Johnson e akuzoi Putinin për "kryerjen e një sërë krimesh lufte" në një nivel që nuk ka ndodhur që në Evropë "që nga Rajhu i Tretë, jo që nga Lufta e Dytë Botërore, ai thotë se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të bëjë më shumë dhe ndjen "agoninë e ukrainasve".

"Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani,ai nuk do të jetë në gjendje të shtypë dhe pushtojë Ukrainën, sepse ata kanë treguar në thelb se kanë një shpirt të paepur. Pra ai duhet të tërhiqet. Ai duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të marrë mbrapsht të tijën. tanket dhe armaturën e tij. Dhe duhet të ketë si një zgjidhje që respekton vullnetin e popullit ukrainas. Dhe kjo është ajo që Britania e Madhe do të mbështesë",tha Jonhson gjatë intervistës së tij për BBC.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme