Boris Johnson do të zhvillojë bisedime me liderët e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa ai përpiqet t'i japë fund "varësisë" së Perëndimit ndaj naftës dhe gazit rus. Me sulmin gjithnjë e më barbar të Vladimir Putinit ndaj Ukrainës që do të hyjë në javën e tretë, kryeministri do të zhvillojë vizitën në përpjekje të tij për t'i dhënë fund varësisë nga Moska. Johnson do të takohet me princin e kurorës Mohammed bin Zayed në Abu Dhabi të mërkurën, përpara se të udhëtojë në Riad për të folur me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.
Ekziston një pritshmëri e përhapur që kryeministri do ta përdorë udhëtimin për të provuar të bindë shtetet që të rrisin prodhimin e tyre të naftës dhe gazit. Kjo do t'i lejonte vendet perëndimore të heqin dorë nga furnizimet ruse dhe t'i japin një goditje të mëtejshme financiare Moskës.
Lajmi kryesor:
Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme










