Boris: Sllovakia nuk e ka ndërmend
ta njohë shtetin e Kosovës

Boris: Sllovakia nuk e ka ndërmend<br />ta njohë shtetin e Kosovës
Sllovakia nuk e ka ndërmend të ndryshojë qëndrim karshi Kosovës, kështu ka deklaruar për "Radio Dukagjinin", zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë, Boris Gandel.

“Sllovakia nuk e ka ndërmend të ndryshoj pozicionin e saj në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Qasja jonë mbështetet në deklaratën e Parlamentit sllovak nga marsi i vitit 2007 në lidhje me zgjidhjen e statusit të provincës serbe të Kosovës”, ka thënë Gandel.

Duke komentuar deklaratat e zëvendësministrit të jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi se shteti sllovak brenda pak javësh mund ta njoh Kosovën, zëdhënësi Gandel ka pohuar se shteti i tij nuk është në garë për ta njohur pavarësinë e vendit tonë pa e bërë një gjë të tillë të gjitha vendet e BE-së.
 
“Ne nuk duam të marrim pjesë në garën drejt njohjes, pa njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së”, ka theksuar Gandel

Ai ka shtuar se Sllovakia megjithatë mbështet perspektivën evropiane të Kosovës.

“Ne nuk duam të krijojmë një vrimë të zezë në Ballkan dhe se qasja e jonë mbetet pragmatike. Ne vazhdojmë të përkrahim perspektivën evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Kosovën”, ka përfunduar shefi i diplomacisë sllovake, Boris Gandel.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)