TIRANE - Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, i shoqëruar nga një delegacion në përbërje me 5 ministra, nisin sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të së cilës u nënshkruan dhe 3 marrëveshje bashkëpunimi. Vizita zhvillohet me ftesë të kryeministrit Berisha. Vizita nisi me një takim kokë më kokë në ambientet e kryeministrisë, paraditen e sotme që u pasua me bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe ekonomisë. Aktualisht dy kryeministrat ndodhen në konferencë për shtyp.
BORISOV: JEMI GATI TE BLEJME GJITHE BITUMIN QE PRODHONI
BERISHA: INVESTONI NE REREN BITUMINOZE
Ora 13:13 Kryeministri bullgar u shpreh i gatshëm të marrë të gjithë bitumin e prodhuar në Shqipëri. “Ne eksportojmë energji në Shqipëri përmes Kosovës. Kemi ndërmend të ndihmojmë Shqipërinë në ndërtimin e Hidrocentraleve. Kam një kërkesë nëse ka mundësi të eksportoni sa më shumë bitum. Rrugët më të mira të Bullgarisë janë ndërtuar me bitumin e mirë shqiptar. Jemi të gatshëm të marrim tërë sasinë që prodhon vendi juaj. Në përgjigje Berisha u shpreh se nga studimet ndërkombëtare është vlerësuar se dhe rëra bituminoze është e një cilësie më të lartë se ajo kanadeze.
“Është e vërtetë që Bitumi është i cilësisë së lartë. Rërat bitumizone janë të cilësisë më të lartë , sipas studimeve që kanë bërë institutet shkencore të Milanos. Janë shumë më cilësore se rërat kanadeze. Mjaftojnë për të shtruar të gjithë rrugët e Europës dhe unë sot pasdite do të ftoj investitorët bullgarë të investojnë në rërat bituminoze si material i shkëlqyer dhe me kosto të ulët.”
Në përgjigje kryeministri bullgar duke qeshur propozoi “Me këtë rërë bituminoze të bëjmë një rrugë më të shkurtër mes dy kryeqyteteve”, së cilës kryeministri iu përgjigj: Me kënaqësi.
STATUSI, BORISOV: KENI VOTEN TONE, BERISHA: VARET NGA OPOZITA
Lidhur me pyetjen nëse Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat. Kryeministri bullgar shprehu sigurinë se në momentin e votimit në Parlamentin Europian Bullgaria do të votojë pro. Nga ana e tij kryeministri Berisha tha se e gjithë varet nga opozita, nëse ajo me pakicën e saj do të bllokojë ligjet që kërkojnë 3/5-tat.
“Të tre ligjet që kërkohen me shumë të drejtë nga KE të miratohen janë në Parlament. Ne kemi ofruar konsensusin më të madh të mundshëm brenda kuadrit kushtetues. Shpresoj e besoj se nuk ekzistojnë pengesa për t’i votuar ato. Qeveria nuk ka 3/5 e votave për votimin e tyre, pasi dy prej tyre janë ligje organike. Cili do të jetë qëndrimi do të përdorën pakicën për ti bllokuar apo votojë, varet nga kreu i opozitës. Qytetarët na kanë votuar që të votojmë, jo të bllokojmë. Ky është një proces detyrimisht që kërkon gjithëpërfshirje”- tha Berisha.
BORISOV: PO SHQYRTOJME PROJEKTIN PER KORRIDORIN 8
Kryeministri bullgar Borisov kujtoi se Bullgari mbështeti procesin e liberalizimit të vizave jo vetëm për Shqipërinë por dhe Malin e zi dhe shprehu besimin se në vitet e ardhsme bashkë me Serbinë, Maqedoninë “do të ndërtojmë korridore të përbashkëta.”
Ai foli dhe për ndërtimin e korridoreve që lidh Sofien me kryeqytetet e rajonit ndërkohë që "bashkë me KE po punohet mbi një projekt që lidh ndërtimin e segmentit të korridorit nr 8 që do të kombinohen me dy autostradat kryesore Marica e Struma"
BERISHA VLERËSON MARRËDHËNIET MES DY VENDEVE
Kryeministri vlerësoi si të shkëlqyer marrëdhëniet mes dy shteteve. “Ballkani ka potenciale të mëdha por ajo që i mungon janë korridoret e gjëra të bashkëpunimit. Bullgaria po ndërton një sërë korridoresh të rëndësishme jo vetëm për të por dhe rajonin. Kështu po ndërton dhe Shqipëria, në këtë kontekst diskutuam për lidhjet hekurudhore mes Sofies dhe Tiranës dhe korridorit 8. Do bëjmë gjithçka të shndërrojmë këtë korridor dhe projekt në realitet.”- tha Berisha. Ai e quajti “mik” dhe vizitën shumë “të rëndësishme dhe miqësore”
Për nder të Kryeministrit bullgar Boyko Borissov dhe delegacionit që e shoqëron Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë në ambientet e Pallatit të Brigadave. Ndërkohë që në orën 18.00, do të mbahet Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari, i cili do të përshëndetet nga dy kryeministrat.
DELEGACIONI
Delegacioni bullgar përbëhet nga kryeministri dhe nga 5 ministra të kabinetit qeveritar të Borissov. Përbëhet nga ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike, Lilyana Pavlova, ministri i Ekonomisë Energjetikës dhe Turizmit Delian Dobrev, ministrja i Shëndetësisë Desislava Atanasova, minsitrja e Arsimit dhe e Shkencës, Sergey Ignatov, Ministri i Kulturës, Vezhdi Rashidov dhe zv Ministri i Brendshëm, Veselin Vuchkov dhe kryetarja e Bashkisë së Sofies Yordanka Fandakova. Gjatë qëndrimit delegacioni do të pritet dhe nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
PAKICA BULLGARE DHE TENTATIVA PER TU KTHYER NE MINORITET
Në Shqipëri ekziston një pakicë bullgare, që flasin sllavisht dhe që njihen me emra si “goranë” apo “gollobordas”. Disa qarqe në Sofie kërkojnë që në Shqipëri ky komunitet të njihet si minoritet bullgar dhe të kenë të drejtat e tyre, mes tyre dhe mësimin e gjuhës bullgare. Ndërkohë që rezultatet e cencusi të regjistrimit të popullsisë 2011 ende nuk janë shpallur zyrtarisht megjithëse INSTAT kishte deklaruar se do ti shpallte më 1 tetor 2012. Mediat bullgare vitin e kaluar flisnin për një shifër prej 100 mijë bullgarë në Shqipëri.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com