Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan

Mandati i arrestit nga gjykata Penale e Hagës lëshuar për kryeminsitrin izraelit Benyamin Netanyahu është temë diskutimi edhe në takimin e G7-ës që po mbahet ne Itali këto ditë. Shefi i Politikës së jashtme në BE, Josep Borrell bëri thirrje që shtetet ta ekzekutojnë atë jo si një pozicionim ndaj Izraelit por si pasojë e detyrimeve që kanë ndaj të drejtës ndërkombëtare. Sipas Borrell mosrespektimi i këtij vendimi do të ulte shpresat për drejtësi në të ardhmen.

“Do të shohim sot se çfarë rezultati do të kemi nga ky diskutim, por dua të jem I qartë se nuk ka një alternativë tjetër dhe shpresoj që në fund të themi në mënyrë të qartë se europianët do të respektojnë detyrimet që kanë ndaj të drejtës ndërkombëtare. SHBA do të bëjnë si të duan”, thotë Borrell.

Borrell bëri edhe një krahasim me rastin e Vladimir Putin, të cilit iu dha i njëjti mandat arresti nga e njëjta gjykatë në Mars të vitit të kaluar.

“Shtetet europiane duhet të ndjekin dhe zbatojnë vendimet e gjykatës penale ndërkombëtare. Nuk është dicka ku zgjedhin të veprojnë. Nuk mund ta duartrokasësh gjykatën kur dënon Putin dhe të heshtësh kur ajo dënon Netanyahun.

Kryeministri izraelit krahas vendimit ndërkombëtar që e kërkon të arrestuar, po kalon edhe një valë të cilësuar me skandal nga media në izrael. Zyra e tij ka qenë në hetim për manipulimin e disa mbledhjeve të sigurisë më kabinetin, ndërsa në 10 dhjetor ai do të paraqitet në gjykatë për akuzën e korrupsionit.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin