Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka parajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina. "Ne kemi vënë re, se varësitë, që kanë qenë gurë të ndërtimit të paqes mund të jenë edhe armë, që mund të drejtohen kundër nesh", tha Borrell duke kujtuar kështu varësinë e madhe të Europës nga gazi rus në një fjalim në samitin ibero-amerikan në Santo Domingo në Republikën Dominikane.
Varësia e Europës nga Rusia u bë shumë e qartë me fillimin e luftës në Ukrainë, kur Moska kufizoi furnizimet me gaz dhe BE duhet të kërkonte me urgjencë për furnizues të tjerë. Kjo varësi e ka bërë "Putinin të besojë, se mund të hynte në Ukrainë pa ndëshkim", sepse Europa "në varësinë 40% të furnizimeve me gaz nga Rusia" ishte e bllokuar, sipas Borrell. Një varësi e tillë nga Kina duhet të mënjanohet, tha Borrell.
Borrell: Bashkëpunimi BE-Amerikë Latine burim progresi
Borrell e përcaktoi vitin 2023 si "vitin kyç" për marrëveshje me vende të tjera, sidomos me Amerikën Latine, duke iu referuar kështu samitit të pritshëm në mes të korrikut mes BE dhe Komunitetit të Shteteve Amerikanolatine dhe Karaibeve, (CELAC). "Europa dhe Amerika Latine kanë avantazhin të tregojnë, se marrëdhëniet e tyre ekonomike janë gjithmonë një burim i progresit", tha i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme. Borrell theksoi, se investimet europiane në Amerikën Latine janë më të larta se ato të Rusisë, Kinës, Indisë dhe Japonisë "të marra së bashku". Sipas një raporti të Komisionit të OKB-së për Amerikën Latine dhe Karaibet në vitin 2021 36% e 132 miliardë eurove investime në këtë rajon kanë ardhur nga Europa./DW
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.5%
-
Gafë
52.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5331
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Joe Biden miraton fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
10 Janar, 10:06
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet amerikane të platformës, premtojnë forcimin e privatësisë dhe besimin e përdoruesve
10 Janar, 07:34
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
9 Janar, 18:40
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
Trump nuk tërhiqet, poston foton e 'New York Post' me hartën ku Kanadaja dhe Groenlanda janë pjesë e Amerikës
9 Janar, 16:20
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Ish-Presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uashington
9 Janar, 15:30