Borrell: Rusia nuk dëshiron dialog konstruktiv me Evropën

Borrell: Rusia nuk dëshiron dialog konstruktiv me Evropën

Pas vizitës së tij disa ditore në Moskë dhe vendimit të ministrisë së jashtme ruse për dëbimin e disa diplomatëve evropiane, Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është shprehur i bindur se Rusia nuk dëshiron dialog konstruktiv me Evropën.

Deklaratat e tij Borrell i dha me anë të një deklarate në Twitter ku theksoi se " ky shtet nuk dëshiron të shfrytëzojë mundësinë për të pasur një dialog më konstruktiv me Bashkimin Europian Kjo është për të ardhur keq dhe ne do të duhet të analizojmë pasojat  ".

Borrell ka refuzuar të përjashtojë vendosjen e sanksioneve e mëtejshme ndaj Moskës, për burgosjen e liderit opozitar Alexei Navalny.

Më herët shefi i politikës së Jashtme ka deklaruar se Evropa dhe Rusia janë "larguar" pas një vizite "të komplikuar" në Moskë, sidomos pas dëbimit të tre diplomatëve të BE-së nga Moska.

Gjithashtu Borrell ka deklaruar se marrëdhëniet midis Evropës dhe Rusisë kanë qenë "të ulëta për një numër vitesh dhe janë përkeqësuar edhe më shumë që kur Navalny u helmua dhe për këtë fajësoi shtetit rus".

Marrëdhënia mes BE-së edhe Rusisë u acarua edhe më shumë kur ministria e jashtme ruse dëboi diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia sepse ata morën pjesë në demonstrata të paligjshme në mbështetje të Alexei Navalny. Gjykata ruse e ka dënuar Navalny me 3,5 vjet burg për akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht, ndërsa ishte duke u rikuperuar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor.

Sipas vendimit të Gjykatës, 44-vjeçari do të kryejë 2,5 vite burg, pasi i janë hequr 10 muaj arrest shtëpie të kryera tashmë prej tij.  Arrestimi dhe dënimi i tij kanë çuar në protestat më të mëdha në rrugë në Rusi, të cilat nuk ishin paerë prej kohësh ndërkohë që burgjet në vend janë tejmbushur.

Borrell kishte udhëtuar në Moskë për të diskutuar në lidhje me të me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm megjithatë vizita nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja