Borrell-Blinken: Do të punojmë për të përmirësuar qeverisjen e Ballkanit Perëndimor dhe për të nxitur reforma që do të bëjnë të mundur integrimin në BE

Borrell-Blinken: Do të punojmë për të përmirësuar qeverisjen e Ballkanit Perëndimor dhe për të nxitur reforma që do të bëjnë të mundur integrimin në BE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken dhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Në një takim të zhvilluar mes Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe Sekretarit amerikan të shtetit Antony J. Blinken u diskutua edhe lidhur me Ballkanin Perëndimor.

Takimin e ka bërë me dije Borrell i cili shkruan se mes shumë diskutimeve theksi është vënë edhe në çështjen e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se në Ballkanin Perëndimor, perspektiva evropiane mbetet një përparësi si për BE-në ashtu edhe për SHBA-në.

“Ne gjithashtu biseduam për Ballkanin Perëndimor, çështje në të cilin Sekretari amerikan, Antony Blinken është angazhuar për një kohë të gjatë. Në Ballkanin Perëndimor, perspektiva evropiane mbetet një përparësi si për BE-në ashtu edhe për SHBA-në.”

Borrell është shprehur se do të punojnë për të përmirësuar qeverisjen Ballkanit Perëndimor, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të nxitur reforma që do të bëjnë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian.

“Ne do të punojmë së bashku, duke shmangur çdo lloj konkurrence midis nesh, për të mbështetur pajtimin dhe për të përmirësuar qeverisjen, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të nxitur reforma që do të bëjnë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian.”

Bashkimi Evropian është partneri më i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?