SARANDË - Një 61-vjeçar në Borsh i cili është rrëzuar nga ulliri e për pasojë është plagosur rëndë.

Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Sarandës por për shkak të frakturave të shumta, ai u transportua me helikopter drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:00 në Borsh, teksa po vilte ullirin në banesën e tij.

Sipas mjekëve, 61-vjeçari ka pësuar shumë fraktura në trup edhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.