Borxhi 250 milionë euro, arabët i 'trokasin' Interit në derë! Zhang po negocion shitjen e klubit

Borxhi 250 milionë euro, arabët i 'trokasin' Interit në derë! Zhang po negocion shitjen e klubit

Steven Zhang, kreu i Interit

ITALI - Inter është pranë titullit të 20-të kampion në Serie A, por një gjë e tillë s'i ka qetësuar ujërat në klubin zikaltër. Edicioni i sotëm i Corriere della Sera bën me dije se Inter ka një borxh prej 250 milionë eurosh ndaj kreditorit amerikan Oaktree dhe afati kohor zgjat deri në fundin e majit.

Një gjë e tillë ka bërë që presidenti i zikaltërve, Steven Zhang të pranojë oferta për të shitur klubin. Bëhet fjalë për familjen mbretërore të Arabisë Saudite, e lidhur me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Për Interin nuk interesohet fondi i zakonshëm PIF, por një blerës tjetër nga brenda kësaj familje i cili do e ketë fokusin në klub. Sipas "CDS", negociatat po zhvillohen personalisht nga kreu aktual i Interit, Zhang, me ndihmën e bankave investuese Goldman Sachs dhe Raine.

Përpara se të realizojë shitjen, Zhang do duhet të gjejë 250 milionë euro + 70 interesa për të shlyer Oaktree deri në 20 majin që vjen. Për t'u bërë pronar i Interit, sauditët do duhuet të paguajnë 1 miliardë e 200 milionë euro, kaq vlen klubi, ndërkohë që duhet shlyer më parë borxhi.

Duket se e ardhmja e Interit është në duart e arabëve dhe milionat e naftës do futen në skenën e madhe të futbollit italian.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt