Borxhi, bankat e nivelit
të dytë, frenojnë kreditimin

Borxhi, bankat e nivelit<br />të dytë, frenojnë kreditimin
TIRANE-Bankat e nivelit të dytë, të pranishme në vendin tonë kanë kufizuar sivjet pjesëmarrjen në ankandet e letrave me vlerë. Kjo është një tendencë e re, pasi ato gjithnjë kanë qenë të interesuara për blerje të bonove dhe obligacioneve të qe-verisë.Kjo konfirmohet nga vetë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave.

Frenimi i bankave në këtë periudhë të krizës globale ka ardhur si pasojë e politikave të tyre të brendshme për riskun dhe ka kufizuar disi pjesëmarrjen, veçanërisht në ankandet e obligacioneve, pranon Ministria e Financave në dokumentin zyrtar të buxhetit 2012. Për vitin tjetër, qeveria shqiptare parashikon të marrë rreth 41 miliardë lekë borxh, por duke pasur parasysh faktin se në 2011-n bankat u treguan më të rezervuara, shqetësimi më i madh qëndron tek aftësia likuide e tyre, si përgjigje ndaj kërkesës së qeverisë për para.

Drejtori i menaxhimit të borxhit publik pranë ministrisë së Financave, Xhentil Demiraj, ka pranuar situatën e vështirë, për shkak të presioneve nga jashtë, por shton se qeveria i ka në dispozicion të gjitha burimet e mundshme financiare për të shlyer deficitin. "Besoj që plani ynë për të marrë 19 miliardë lekë te bankat tona nuk do të shkaktojë asnjë afekt në sistem apo reagim kundërshtues", thotë Demiraj. Po, nëse bankat rezistojnë, sikurse kanë vepruar gjatë vitit 2011, qeveria do t'u drejtohet bankave të zhvillimit, institucioneve financiare donatore. Te këto banka ajo ka planifikuar të marrë 22 miliardë lekë, ndërkohë që janë edhe të tjera hapësira në rast se do të lindë nevoja për më shumë se kaq, thekson ai. Për të siguruar likuiditet, qeveria ka përdorur të gjitha metodat e mundshme deri tani, duke përfshirë "në valle" edhe bankën qendrore, ndërkohë që ka drejtuar zytë edhe tek bankat arabe, duke luajtur kartën e vendit me popullsi me shumicë islamike.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër