TIRANE- Nga korriku, deri në fund të shtatorit, borxhi publik është shtuar me 46 miliardë lekë (afërisht 400 milionë dollarë), duke prekur shifrën rekord prej 73.7% në raport me Produktin e Brendshëm Bruto. Ministria e Financave ka bërë publike të dhënat zyrtare mbi borxhin publik për tremujorin e tretë të vitit, i cili në fund të periudhës rezulton 1 trilionë e 62 miliardë lekë, 84 miliardë lekë më shumë se në fund të vitit 2014, kur borxhi publik zinte 70.1% të PBB-së. Pjesa dërrmuese e borxhit, rreth 595 miliardë lekë, është marrë në tregun e brendshëm, ndërsa pjesa tjetër prej 466.6 miliardë lekësh, në tregun e jashtëm.
/Shqiptarja.com

shtator shkon në 73.7% të PBB"">











