Borxhi, Samaras shkon në Berlin për
t'i kërkuar më shumë kohë Merkelit

Borxhi, Samaras shkon në Berlin për <br />t'i kërkuar më shumë kohë Merkelit
BERLIN- Kryeministri grek Antonis Samaras takon sot kancelaren gjermane Angela Merkel në përpjekjen për të bindur Berlinin për dhënien e një kohe shtesë për shkurtimin e shpenzimeve. Pas takimit me Merkel, Samaras do të udhëtojë drejt Francës ku do të kryejë bisedime edhe me Presidentin Francois Hollande.

Një ditë më parë Merkel dhe Hollande i kërkuan Greqisë që të vazhdojë programin e reformave. "Është e rëndësishme që ne të gjithë tu qëndrojmë angazhimeve. Unë e inkurajoj Greqinë të vazhdojë në rrugën e reformave", tha Merkel para gazetarëve të enjten. Ajo shtoi se është e rëndësishme që të pritet raporti i kreditorëve ndërkombëtare dhe vlerësimet e tyre për progresin e reformave të ndërmarra nga Athina përpara se të ndërmerret ndonjë vendim tjetër.

Nga ana e tij, Hollande tha se është në favor të qëndrimit të Greqisë në bllokun e 17 vendeve të eurozonës por kjo është në dorën e grekëve. "Dua që Greqia të qëndrojë në eurozonë. U takon grekëve të marrin masat e nevojshme për të arritur këtë objektiv", vlerësoi Hollande. Në intervistat e fundit për mediat gjermane Samaras ka nënvizuar se ndërsa Athina po kërkon kohë shtesë për shkurtimet nuk do të thotë se po kërkon më shumë para nga partnerët.

Liderët europiane janë të mendimit se vendimet e mëtejshme për Greqinë do të varen nga raporti që publikohet muajin e ardhshëm nga trojka e përbërë nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble u shpreh për një radio gjermane se "më shumë kohë" në dispozicion të Athinës për kryerjen e shkurtimeve do të thotë "më shumë para".
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës