Borxhi, të martën ankand
për obligacionet

Borxhi, të martën ankand<br />për obligacionet
TIRANE- Qeveria organizon nesër shitjen e 5 miliardë lekë letrave me vlerë, me afat pesëvjeçar maturimi. Konkretisht, sipas ministrisë së Financave, do të dalin në ankand në mjediset e bankës së Shqipërisë, 1 miliard lekë të reja bono me interes fiks dhe 4 miliardë të tjera do të shiten me interes të ndryshueshëm. Synimi i Financave për obligacionet pesëvjeçare me normë fikse interesi është kuota 8.95 për qind në vit, çka është më pak se interesi që u shënuan në ankandin e fundit të obligacioneve trevjeçare, por mund të ndryshojë gjatë procesit të shitjes. Në ankandet e fundit, është vënë re një tendencë rënëse e interesave të bonove të thesarit të tregtuara, pas disa muajve rresht me interesa në rritje, si pasojë e kërkesës më të madhe nga qeveria për lekë në fund të vitit 2011. Por, fillimi i vitit është më i qetë, kështu që tendenca është rënia. Sipas specialistëve të fushës, këtë vit nuk parashikohet të ketë shifra të larta të interesit të letrave me vlerë, pasi qeveria do të përpiqet të kufizojë borxhin e brendshëm. Por, kjo do të varet shumë nga ecuria e të ardhurave buxhetore, që nuk pritet të jenë të mira.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Himara zgjedhje më 4 gusht, rrëzohet kërkesa e Belerit për anulimin e dekretit të Begajt

Himara zgjedhje më 4 gusht, rrëzohet kërkesa e Belerit për anulimin e dekretit të Begajt