Huatë në ndjekje (30 deri në 90 ditë vonesë), sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, kanë shënuar një rritje të fortë në tetor dhe nëntor 2015. Sipas klasifikimit të BSH-së, huatë në ndjekje ende klasifikohen si kredi e mirë, por kanë potencial për t’u shndërruar në problematike. Nëse kalon mbi 90 ditë pa shlyer huanë, atëhere kredia klasifikohet nënstandarde dhe hyn te huatë me probleme. Ky zë u rrit me 3.5 miliardë lekë vetëm në tetor, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Ndërsa në nëntor rritja ishte me 4.5 miliardë lekë, ndërkohë që gjithë muajt e tjerë të 2015-s kishte qenë konstante, ose në ulje.