Po ashtu, këto burime sqarojnë se administrata e partisë po vuan edhe vonesat e marrjes së rrogave, për shkak se arka e PD-së nuk është në ditët e saj më të mira. Siç duket, të qënit në opozitë për demokratët po bëhet edhe më e vështirë nga ana ekonomike, duke mos mundur të sigurojnë dot as marrjen në kohë të pagesave mujore.
Në bazë të statusit të PD-së, konkretisht neni 49 i tij, që ka të bëjë me financat e partisë thuhet se: "1 – Burimet financiare të partisë përbëhen nga kuotizacionet e anëtarësisë, nga granti që jep buxheti i shtetit sipas ligjit, nga ndihma e dhurata publike që njeh ligji për partitë politike, si dhe nga çdo burim tjetër që autorizon ai. 2 – Masa e kuotës së anëtarësisë përcaktohet nga kryesia e partisë".
Grumbullimi dhe administrimi i kuotave e kontributeve bëhet konform rregullores së brendshme. Po ashtu, PD po has në vështirësi edhe në mbledhjen e kuotizacioneve të anëtarësisë së PD-së, apo vështirësitë e tjera sa u përket donacioneve. Demokratët përgjatë vitit që lamë pas kanë harxhuar jo pak para, fillimisht gjatë qëndrimit 3-mujor në “çadrën e lirisë”, ndërkohë që më pas u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. 290 milionë lekë ishte fondi, që buxheti i shtetit vuri në dispozicion të partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit./marrë nga gsh.al/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com