FIER- Në Boçovë të njësisë administrative Levan, kanë mbetur vetëm tre fermere nga 60 që numëroheshin dikur, te cilet kane kultivuar 30 ha me grure.

Kultivuesi, Ismet Gega, pohon se arsyet kryesore janë shpopullimi masiv dhe mungesa e tregut.
“Ka rënë konsumi. S'ka njerëz që ta blejnë. Unë e kam çuar nëpër pulari sepse s'ka konsum të brendshëm”, tha Gega.

E njteja situate ne Shënpjetër ku jane 7 ha me grure nga 180 që kultivoheshin dikur. Per fermerin Mili Sako, problem eshte konkurenca e padrejte.

“S’ka cilësi gruri ynë, kështu na thonë ata të fabrikave, ndërsa nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut e marrin ata grurin se vjen me ccmim më të lirë. Ne nuk na mbshtet shteti ndaj kemi shkuar në këtë pikë”, thekson ai.

Ndersa fermeri Ilirjan Jano ne zonën e Rrethlibofshës thote se ka rene prodhimi pasi pesticidet jane te shtrenjta dhe farërat jo cilësore.

“S’ka rendiment se farërat janë pa cilësi. Ka shumë shpenzime për ta kultivuar dhe më pas nuk e shesim dot”, tha Jano.

Sipas të dhënave nga Drejtora e Bujqësisë Fier, në vitin 2025 sipërfaqja e mbjellë me grurë arrinte në 8 954 ha, ndërsa në vitin 2026 ka zbritur në 7 127 ha.

Pra një tkurrje e ndjeshme prej 1 800 hektarësh. Per pasoje, prodhimi i pritshem kete vit eshte 28 707 ton nga 34 884 tonë qe ishte në vitin 2025.

Dikur Myzeqeja konsiderohej “Hambari i Shqipërisë”, , ndërsa sot shifrat tregojnë një realitet krejt tjetër: Prodhimi po bie cdo vit, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e kësaj kulture tradicionale ne vend...