TIRANË – Selia e PD-së ka qënë e boshatisur që nga mesdita e sotme kur dha konferencën për shtyp kandidati Gerti Bogdani e të paktën deri  në orën 19:00. Askush nuk ndodhet në të, duke filluar që nga kryetari i PD-së, që ka zgjedhur ta ndjekë procesin e numërimit dhe daljen e rezultateve nga ambiente të tjera jashtë selisë.
 
Gazetarja Bora Shahini raportoi nga kjo seli rreth orës 18:50  se aty jo vetëm që nuk ndodhej askush për të komunikuar me mediat, por as nuk ishte njoftuar zhvillimi i ndonjë konference për shtyp apo takimi tjetër.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)