AREZZO/ ITALI - Prokuroria e Arezzos në Itali vendos të gjurmojë në Zvicër pasuritë e shqiptaro-zvicerianit Petrit Kamata, bosi i bosëve të floririt dhe argjendit, për një çështje ku ishin sekuestuar 60 kg argjend dhe 1 kg e gjysmë ar.
Mediet italiane shkruanin dje se prokurori Marco Dioni i ka nisur një letër-porosi autoriteteve zviceriane në kuadër të çështjes hetimore "Fort Knox", ku është vendosur konfiksimin i vilës, prej të cilës mori emrin procesi hetimor.
Bëhet fjalë për 27 korrikun e vitit 2011, kur në brendësi të një mjeti tip "Peugeot", shoferi i së cilës ishte një napolitan 35 vjeç, u gjet një gjysmë milionë euro, së bashku me 60 kg argjend dhe 1 kg gjysmë flori. Eksperët e kuptuan menjëherë se napoletani nuk ishte pronari i këtyre shufrave dhe më pas nga hetimet doli edhe emri i shqiptarit Kamata, si organizatori kryesor dhe bosi i këtij trafiku të paligjshëm.
Në akuzë pritet të vendosen 62 persona, 40 prej tyre të akuzuar për pastrimin e parave dhe mashtrimit me taksat. Gjatë hetimeve, ekspertët e kishin ndjekur hap pas hapi aktivitetin e organizatës, nëpërmjet thirrjeve telefonike që argjendarët dhe korrierët shkëmbenin, pa shumë masa paraprake. Trafiku i paligjshëm i arit dhe argjendit vijonte deri poshtë në Siçili.
Pastaj shufrat e argjendit dhe arit janë dërguar në Arezzo, që ishte qendra kryesore e lidhjes me Zvicrën. Më tej nëpërmjet korrierëve në Como organizohej gjithçka, ku paratë dhe shufrat e materialeve të çmuara dërgoheshin për në Zvicër, duke i vendosur në pjesët fundore të dyfishta të makinave.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com