BOTERORI- Bosi britanik i një firme partner të FIFA-s, po hetohet mbi shitjet e paligjshme të biletave, në stadiumet e ku u luajtën dhe ndeshjet e këtij evenimenti sportiv. Policia ishte përpjekur për të arrestuar Ray Whelan-in katër ditë më parë, por ai nuk ndodhej në hotelin e tij, në Rio de Janeiro.

Mësohet se z. Whelan, u është dorëzuar autoriteteve braziliane pranë një gjykate, por ka mohuar çdo akuzë.  Një bandë ndërkombëtare dyshohet se ka vepruar me shitjet e biletave në 4 evenimentet e fundit të Kupës së Botës, duke fituar një total prej rreth 90 milion dollarë në çdo eveniment. 


Banda, dyshohet ti ketë fituar këto shuma marramendëse duke blerë dhe shitur në mënyrë të paligjshme biletat VIP, si dhe paketat e mikpritjes së Botërorit.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)