Donin ta deportonin nga Britania e Madhe, bosi shqiptar i krimit fiton betejën në gjykatën angleze

Donin ta deportonin nga Britania e Madhe, bosi shqiptar i krimit fiton betejën në gjykatën angleze

Gjelosh Kolicaj

Një shqiptar i burgosur për pastrim parash ka fituar betejën me gjykatën angelze dhe është lejuar që të qëndrojë në Britaninë e Madhe me pretendimin e se përpjekjet për ta dëbuar cenonin të drejtat e tij njerëzore.

Bëhet fjalë për Gjelosh Kolicajt, 42 vjeç. Siç shkruan The Telegraph, Home Office kërkoi t’i hiqte shtetësinë britanike Kolicajt, me dy shtetësi dhe ta deportonte, pasi u burgos me 6 vite për akuzën e pastrimit të parave.

Sipas medies britanike ai  fitoi 8 milion paund me pastrimin e parave nga Britania e Madhe që i sillte me avion duke përdorur pasaportën e tij britanike.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani thotë se shqiptari kishte një rol të rëndësishëm në një grup të krimit të organizuar në Britani dhe ishte person me rrezikshmëri të lartë.

Por gjyqtarët e imigracionit, pranuan ankesën e tij kundër heqjes së shtetësisë dhe dëbimit të tij me arsyetimin se Home Office nuk mori parasysh të drejtat e tij të njeriut dhe pretendimet e tjera në vendimin e tyre.

Kolicaj fitoi shtetësinë Britanike në vitin 2009 pasi u martua me një grua britanike. Ai u divorcua nga ajo dhe u martua me një shqiptare në vitin 2013 me të cilën ka dy fëmijë. Të dy janë shtetas britanikë pasi kanë lindur në Britani. Gruaja e tij e re, një shtetase shqiptare, po kërkon leje të për të qëndruar në Britani.

Vendimi i gjykatës ka ngjallur reagime. “Kjo tregon pse ne kemi nevojë për reforma urgjente të sistemit të azilit dhe ligjeve të të drejtave të njeriut për të lejuar dëbimin e shpejtë dhe efektiv të kriminelëve të rrezikshëm,” tha një deputet i lartë i konservatorëve.

Kolicaj u dënua për pastrim parash në shkurt 2018 pas një hetimi nga autoritetet. Vendimi për t’i hequr nënshtetësinë u mor në janar 2021 pasi Kolicaj dhe vëllai i tij, një bashkëpunëtor, do të “vazhdonin të përbënin rrezik pas përfundimit të dënimit”.

Kolicaj pretendoi për gabime ligjore në vendim dhe shkelje të së drejtës së tij për jetë familjare sipas nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut./The Telegraph

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 02/01/2024 01:00

    Mjere ne me keto kafshe qe derguam anenmbane botes or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona