Bosnjë e Hercegovina ka aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini deklaroi se Sarajeva e ka paraqitur një kërkesë, por Brukseli sipas saj, ka vlerësuar se vendi nga Ballkani nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për aplikim.
“Duam që si të gjithë fqinjët tanë të futemi në rrugën evropiane…Jemi të vetëdijshëm se para nesh ka shumë punë”, deklaroi Dragan Çoviç, përfaqësuesi i Sarajevës.
Kryeministri i Bosnjës, Denis Zvizdic ka thënë më 10 shkurt se vendi i tij është gati ta paraqes aplikimin në muajin shkurt dhe ka shfaqur shpresën se Bosnja i ka përmbushur parakushtet për aplikim. Sipas tij 28 vendet anëtare të BE-së, do t’ia japin Bosnjës statusin e vendit kandidat gjatë vitit 2017.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com