BEOGRAD, 29 qershor /ATSH-ANSA/ - Lideri serbo-boshnjak, Milorad Dodik premtoi vazhdimin e luftës për autonominë e Republika Sërpskas, entitet me mazhorancë serbe në Bosnje-Hercegovinë, duke shpresuar se ky proces politik do të çojë drejt pavarësisë. "Kemi nevojë për paqe dhe ne e duam, duam të jemi pjesë e Evropës së civilizuar", deklaroi Dodik. "Por, ne nuk duam që Evropa të na imponojë shtetin boshnjak dhe gjuhën", theksoi Dodik në Vishegrad, ku serbët festuan të ndarë 100-vjetorin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. "Bosnje-Hercegovina ka demonstruar gjithçka, përveç kapacitetit për të mbijetuar", shtoi ai./ a.jor.