BOSNJE HERCEGOVINJË – BE-ja shpreson në një riafrim me Sarajevën

SARAJEVË, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ - Shefja e re evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini, nxiti sot krerët politikë të Bosnjes që të kthejnë faqen e ndarjeve etnike dhe të përfitojnë nga shtysa e re pas zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit për të zhbllokuar ecjen e vendit të tyre drejt BE-së.
E shoqëruar nga komisioneri evropian i Zgjerimit, Johannes Hahn, shefja evropiane e diplomacisë takoi në Sarajevë krerët e formacioneve kryesore politike si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Pas zgjedhjeve të përgjithshme të 12 tetorit, komuniteti ndërkombëtar i kërkoi deputetëve të bosnjes të formojnë qeverinë e re sa më shpjetë të jetë e mundur dhe të rifillojnë procesin e reformave, që ka ngecur prej disa vitesh për shkak të grindjeve politike ndërkomunitare.
Mogherini dhe Hahn takuan gjithashtu anëtarët e presidencës trepalëshe (serb, myslimanë dhe kroatë) që janë angazhuar, pas marrjes së funksionit më 17 nëntor, për të bërë kompromise për të nxjerrë vendin nga ngërçi politik./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen