SARAJEVË - Policia boshnjake arrestoi sot dy ish-ushtarakë të etnisë myslimane dhe që i përkisnin HVO-së, forca ushtarake kroato-boshnjake gjatë Luftës së Bosnjes (1992-95), të cilët dyshohen për krime luftë në dëm të qytetarëve serbë, njoftoi prokuroria e Sarajavës.
Dy ish-ushtarakët, Muamir Jashareviç (46 vjeç) dhe Sead Velagiç (48 vjeç) bënin pjesë në policinë ushtarake të HVO-së dhe janë akuzuar se kanë marrë pjesë, bashkë me të tjerë, në persekutimin dhe dëbimin e popullsisë serbe në prill të vitit 1992, përveç vrasjes së të paktën 16 civilëve./ATSH/
/Shqiptarja.com