Boss-i shqiptar i gazit kapet
me 20 kg kokainë në Greqi
FOTO: Droga e paketuar me logon Playboy'

Boss-i shqiptar i gazit kapet<br />me 20 kg kokainë në Greqi<br />FOTO: Droga e paketuar me logon Playboy'
GREQI-Një biznesmen shqiptar i naftës dhe gazit si dhe biznesmeni më i njohur në Trikala të Greqisë Thanasis Karatzouni janë arrestuar nga prokuroria e Athinës me akuzën e trafikut të kokainës nga Kolumbia në Europë.

Operacioni është finalizuar 1 ditë më parë në Greqi ndërsa ndërsa në momentin e arrestimit dy biznesmenët, shqiptari identiteti i të cilit ende nuk dihet dhe greku u janë sekuestruar 20 kg kokainë.

Droga sipas policisë greke ishte e ndarë në 20 pako me logo “Play Boy” sic dhe shihni në këtë foto çka sipas hetuesve helen tregon cilësinë e lartë të saj e cila arrin në 100 euro grami.

Mediat greke raportojnë se operacioni është ende në zhvillim ndërsa identiteti i biznesmenit shqiptar nuk është publikuar ende.

Biznesmeni u arrestua në Larisa në kohën kur po transportonte drogën nga Shqipëria drejt Greqisë.

Një biznesmen grek pronar i një kompanie nafte në Shqipëri, mik i nje ish-ministri grek u arrestua në Greqi pasi iu sekuestruan rreth 20 kilogramë kokainë.
 
Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se së bashku me biznesmenin grek, ish-president i një klubi futbolli janë arrestuar edhe 3 shtetas shqiptarë të cilët konsiderohet se luajnë një rol të rëndësishëm në trafikimin e lëndëve narkotike në Ballkan.
 
Biznesmeni u arrestua në Larisa dhe sipas mediave greke bëhet me dije se bëhet fjalë për Athanasios Karatzounis.
 
Gjatë arrestimi, biznesmenit i janë sekuestruar edhe më shumë se 100.000 euro.
 
Lënda narkotike e sekuestruar u gjet në dy vende të ndryshme, rreth 10 kg kokainë u gjet në një depo në Larisa ku dhe ai u arrestua, ndërsa kurse pjesa tjetër u gjet në një servis makinash në pronësi të një shqiptari.
 
Policia arriti të gjurmonte biznesmenin duke hetuar anëtarët shqiptarë të grupit. Priten të tjera hetime dhe arrestime të mëtejshme.
 
Biznesmeni shkruajnë mediat edhe më parë ka qenë i akuzuar për kontrabandë cigaresh. Më 19 shtator 2000 ai u dënua me gjashtë vite burgim për kontrabandë cigaresh nga Holanda.

Aktualisht të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës ndërsa sipas të dhënave të para biznesmeni shqiptar përshkruhet si një ndër më të rëndësishmit në tregun e hidrokarbureve dhe gazit me aktivitet në Shqipëri, Ballkan, Izrael, Turqi dhe Katar.

Report Tv ka kontaktuar dhe me zyrën e Interpol Tirana dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda të cilat konfirmuan operacionin, por pa dhënë detaje se cili është biznesmeni shqiptar i arrestuar dhe roli i tij.

Biznesmeni grek lidhje me një politikan të rëndësishëm
Në Shqipëri të dhënat për këtë operacion janë të rezervuara ndërsa mediat greke raportojnë se Karatzouni njihet në Greqi si person me pushtet në qarqet politike pasi ai është i afërmi i një ish ministri dhe politikani të rëndësishëm në Greqi.

Kokaina nga Kolumbia me vlerë 2 milionë euro
Nëse droga do të dilte në treg do të kapte një fitim prej 2 milion euro, ndërsa sipas të dhënave kjo drogë ka mbërritur në Greqi nga Kolumbia në Ballkan e më pas në Greqi.
Sipas mediave greke dhe portalit paraskhnio.gr, kjo drogë ka mbërritur nga një prej karteleve më të mëdha të drogës në Kolumbi siç është karteli CALI me të cilin narko-trafikantët shqiptar kanë lidhje të forta prej disa vitesh
Athanasios Karatzounis
Biznesmenin grek Athanasios Karatzounis

droga me mbishkrim playboy

droga me logo play boy
Droga e sekuestruar me logon e famshme 'Playboy'

Redaksia Online
d.b/E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar