Bossi i Cosa Nostra-s në fund të
jetës,gjesti human i ministrit italian

Bossi i Cosa Nostra-s në fund të<br />jetës,gjesti human i ministrit italian<br>
I sëmurë prej një kohe të gjatë, ish-bosi i mafias italiane, Toto Riina, sipas medieve italiane, duket se është në grahmat e fundit të jetës. 87-vjeçari është në koma pasi i u nënshtrua dy operacioneve së fundmi. Një gjest mjaft human ka bërë ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando, i cili firmosi lejen që fëmijët e ish-bosit të mafias ti rrinë afër në këto momente.

I arrestuar më 15 Janar të vitit 1993 pas 24 vitesh në kërkim, ai konsiderohet udhëheqësi i padiskutueshëm i Cosa Nostra-s.

Riina aktualisht po vuan 26 dënime të përjetshme për dhjetëra vrasje dhe masakra, duke përfshirë atë sheshin “Lazio” në Palermo, atentatet e vitit 1992 në të cilat Falcone dhe Borsellino vdiqën dhe masakrën e “via dei Georgofili” në Firence.

Redaksia Online

J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)