Botërori i klubeve,Reali kërkon ndaj
Gremios trofeun e pestë për 2017

Botërori i klubeve,Reali kërkon ndaj<br />Gremios trofeun e pestë për 2017<br>
Sot luhet finalja e Botërorit të Klubeve mes Real Madrid dhe brazilianëve të Gremios duke nisur nga ora 18:00.

Madrilenët pasi kaluan jo pa vështirësi në finale tashmë duan që të fitojnë një tjetër titull që do të ishte i pesti për këtë vit kalendarik.

Skuadra e Zinedine Zidane mund të fitojë të gjithë titujt e mundshëm përveç Kupës së Mbretit nëse fiton për të dytin vit radhazi Botërorin e Klubeve ku nuk do ta ketë të lehtë përballë Gremio që kërkon të bëjë surprizën.

Reali do jetë me formacionin më të mirë në fushë me të njëjtët lojtarë që fituan Championsin e 12-të. Kapiteni Ramos do luajë me injeksion ndërsa do të rikthehen në formacion Kross dhe Carvajal.

Gareth Bale pritet ta nisë nga stoli dhe treshja e sulmit do jetë Isco, Benzema dhe Cristiano. Në konferencën e shtypit trajneri Zidane ka mbrojtur Benzema ka folur edhe për merkaton por për ndeshjen ka thënë se kemi një javë që e përgatisim me iluzion këtë finale dhe duam të ngremë tjetër titull.

Ndërsa për kapitenin Sergio Ramos 2017-ta do të ishte një vit i paharrueshëm nëse Reali do të fitonte edhe trofeun e pestë.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal