Botërori, Kosova do i luaj ndeshjet
në stadiumin e ri “Loro Boriçi”

Botërori, Kosova do i luaj ndeshjet<br />në stadiumin e ri “Loro Boriçi”
Kombëtarja e Kosovës do ti luaj ndeshjet e saj kualifikuese për botërorin “Rusi 2018”, në Shqipëri. Federata e Futbollit në Kosovë ka konfirmuar se ndeshjet do të luhen në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër.

Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë me Kroacinë në 6 tetor, e cila do të zhvillohet në stadiumin e ri të Shkodrës, i cili pritet të jetë në fund të muajit korrik. Sekretari i përgjithshëm i institucionit të futbollit në Kosovë ka bërë me dije se ndeshjet Kosova do ti luajë në Shqipëri. “Kosova do t’i luajë ndeshjet si vendase në një prej stadiumeve në Shqipëri derisa të kryhen punimet në stadiumin e qytetit të Prishtinës.

Ndeshjen e parë me Kroacinë do të luajmë më 6 tetor në Shkodër”, tha Eroll Salihu. Kosova, eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” i fillon në transfertë përballë Kombëtares së Finlandës dhe më pas do ndeshet në Shqipëri me Kroacinë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid