Aretha Franklin, "mbretëresha e shpirtit", e cila u bë gruaja e parë e futur në Hall of Fame Rock and Roll, ndërroi jetë ditën e sotme në Detroit në moshën 76-vjeçare. Këngëtarja legjendare u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe njoftoi vitin e kaluar se po tërhiqej nga muzika. E njohur për hitet si “Respect” dhe “Think”, Aretha dha performancën e saj të fundit në nëntor në një gala në New York mbajtur në ndihmë të fondacionit "Elton John Aids".
E lindur në Memphis, në vitin 1942 Franklin u udhëheq që në moshë të vogël nga yjet e ungjillit si Mahalia Jackson dhe Clara Ward. Ajo luftoi që të gjente famë që në vitet e para të karrierës së saj. Shumë njerëz të famshëm u solidarizuan për humbjen e artistes legjendare, e cila la një dhimbje të thellë në të gjithë botën.
Humbja e Aretha Franklin është një goditje për të gjithë ata që e duan muzikën e vërtetë. Muzika nga zemra, shpirti dhe kisha, zëri i saj ishte unik,... e adhurova talentin e saj, Zoti e bekoftë, ngushëllimet e mia për të gjithë familjen dhe miqtë e saj.
Elton John.
Ajo ka mbretëruar dhe gjithmonë do të mbahet në qiellin më të lartë të yjeve si vokalistja, interpretuesja dhe incizuesja më e jashtëzakonshme në botë.
Annie Lennox
Çfarë jete, çfarë trashëgimie, aq shumë dashuri, respekt dhe mirënjohje.
Carole King
Aretha Franklin në nëntor 2017 dha performancën e saj të fundit në Nju Jork nëntorin e kaluar. Në vitin 1968 ajo ishte e njohur në të gjithë Amerikën dhe Evropën si "Lady Soul", një simbol i krenarisë së femrës me ngjyrë që u shfaq në kopertinën e “Time” dhe iu dha një çmim nga Martin Luther King.
Legjenda e muzikës "soul" Aretha Frankllin
Pas një syri tërheqës në komedinë kulturore Blues Brothers, ajo shënoi një numër të madh hitesh në vitet 1980 duke përfshirë “Who's Zooming Who”, dhe bashkëpunimin me George Michael “I Knew You Were Waiting (For Me)”.
Aretha mori Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Presidenti George W Bush në vitin 2005, kur ajo u përshëndet për "kapjen e zemrave të miliona amerikanëve".Dhjetë vjet më vonë mbretëresha e “Soul” bëri që Presidenti i SHBA-ve në atë kohë Barack Obama të përlojet kur ajo këndoi “You Make Me Feel Like”në një ceremoni në “Kennedy Center Honors”. Franklin është nominuar për 44 çmime "Grammy", duke fituar 18 prej tyre. Këngëtarja fitoi famë me hitet “Natural Woman”, “I say a little Prayer” dhe “Chain of Fools”. Në vitin 2010 Aretha u dominua si këngëtarja më e madhe e të gjitha kohërave nga Rolling Stone.