Lehtësimi i masave në shumë shtete të botës është shoqëruar me një frikë e madhe të një vale të dytë të infeksionit. Italia, Spanja, Franca, dikur epiqendra të pandemisë, kanë nisur fazën e dytë të lehtësimit për shkak se numri i rasteve të reja ka pësuar një rënie të ndjeshme, por individët janë veshur me përgjegjësi shtesë, ku e ecuria e këtij virusi është në "dorën" e tyre.
Më shumë se 4 milion raste janë konfirmuar pozitiv në të gjithë botë, e ndërsa 277,000 kanë humbur jetën! SHBA është vendi më i prekur, ku janë raportuar 1/3 e vdekjeve . Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se numri i të prekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë!
Fokusi është tek plazhet, sezoni turistik, ku teksa ka mendime të ndryshme mbi mënyrën se di do të funksionojë, të gjithë bien dakord me faktin që nuk do jetë kurresesi njësoj me vitet e kaluara.
Canet d'en Berenguer, një qytet mesdhetar në Spanjë e ka gjetur zgjidhjen, që me shumë gjasa pritet të ndiqet si shembull edhe në shumë plazhe të tjera të vendit. Në këtë plazh do të lejohen vetëm 5,000 turistë, gjysma e numrit të turistëve që ka pritur një vit më parë, për të ruajtur distancimin social. Shezlonget do të rezervohen paraprakisht përmes një aplikacioni të telefonin celular.
“Këtë verë nuk do të qëndrojmë nëpër ballkone dhe bukuria e Italisë nuk do të mbesë në karantinë. Mund të shkojmë në det, në male, të shijojmë qytetet tona, por edhe nëse do ta bëjmë këtë gjë do të duhen rregulla dhe kujdes”. Është kjo deklarata e kreut te qeverisë italiane Giuseppe Conte duke i dhënë përgjigje pyetjes më të shpeshtë të bërë nga italianët në prag të sezonit turistik.
Kryeministri Conte ka dhënë përgjigjen e shumëpritur për të gjithë qytetarët e tij në lidhje me pushimet verore, e ndërsa prej 3 muajsh ata qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit. Duke iu referuar gjendjes ekonomike që ka prekur jo vetëm Italinë, Conte ka theksuar se pritet një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pasojat ekonomike do të jenë shumë të dhimbshme.
Në Wuhan të Kinës rikthehet frika nga koronavirusi.Në epiqendrën e pandemisë së covid-19, autoritetet lokale kanë zbuluar rastin e parë të infektuar me koronavirus, gjë që nuk ndodhte që prej 3 prillit. Personi prekur me koronavirus është në gjendje kritike për jetën.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë raportoi 14 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shifra më e lartë në vend kjo që prej datës 28 prill. Në Wuhan koronavirusi ka infektuar 50 334 persona, nga të cilët 3869 kanë gjetur vdekjen.