Në Itali 17 viktima dhe 1766 raste të reja! Bota prek pragun e 1 milion vdekjeve nga Covid-19 dhe më shumë se 33 milionë të prekur (VIDEO)

Bota ndodhet në pragun e një milion vdekjeve nga Covid-19.

Sipas llogaritjeve të fundit, të azhurnuara minutë pas minute nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 33 milionë raste të infeksionit janë diagnostikuar zyrtarisht që nga fillimi i shpërthimit të emergjencës shëndetësore, nga të cilat të paktën 22.3 milionë tani konsiderohen të shëruar.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur për sa i përket vdekjeve dhe rasteve, me 204,486 viktima e ndjekur nga Brazili me 141,406 njerëz që kanë humbur jetën, India me 93,939 vdekje, Meksika me 76,2434 viktima dhe Mbretëria e Bashkuar me 42,060.

SHBA kanë tejkaluar 7 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit, pasi në fillim të kësaj jave arritën rekordin e zymtë të më shumë se 200'000 vdekjeve nga koronavirusi.

Rikthehet alarmi i koronavirusit në Nju Jork ku numri i infeksioneve në 24 orët e fundit ka tejkaluar një mijë raste për herë të parë që nga fillimi i qershorit.

Kjo u njoftua nga guvernatori i shtetit, Andreë Cuomo, i cili raportoi për 1,005 infeksione në pothuajse njëqind mijë teste tamponi (shkalla e infektimit 1%) dhe katër vdekje.

Zonat më të prekura mbeten Brooklyn dhe Queens. Gjatë javës së kaluar, numri ditor i infeksioneve ishte mesatarisht 800.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Covid në Itali/ Regjistrohen 1766 të infektuar dhe 17 viktima në vetëm një ditë  

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 17 viktima nga koronavirusi ( edhe dje ishin 17)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.835

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1766 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1.869) për një total prej 309.870 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 724 të shëruar, për një total prej 224.417 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 5 viktima dhe 216    raste të reja pozitive.

Covid-19 dhe shkollat ​​në Itali, 528 institucione të prekura

Në Itali janë 528 shkolla që janë prekur nga infeksioni i koronavirusit. Sipas të dhënave, 74.7% të rasteve pozitive janë studentët, vetëm 12.5% ​​janë staf pedagogjik.

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme e pashmangshme

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme e lidhur me COVID-19 në Itali është e pashmangshme, tha sot ministri i Çeshtjeve Rajonale, Francesco Boccia.

“Nuk duhet të ketë debat”, tha Boccia për gazetën “La Stampa”, - “Do të kemi një diskutim në parlament, por një zgjatje më duket e pashmangshme”, theksoi ai.

Qeveria italiane shpalli fillimisht një gjendje kombëtare të jashtëzakonshme në përgjigje të pandemisë në fund të janarit pastaj në fund të korrikut, ajo e rinovoi dhe e zgjati atë deri më 15 tetor.

Ora 15:50
Covid-Francë/ 1/3 e infeksioneve në shkolla dhe universitete…Nobelistët: Masa bllokimi nga 1 deri 20 dhjetor

Një e treta e infeksioneve Covid-19 në Francë kanë të bëjnë me shkolla dhe universitete. Kjo është ajo që del nga buletini i fundit javor i shëndetit publik.

Sipas Le Monde, për herë të parë, bota e arsimit ndodhet nw krye tw renditjes me 195 vatra aktive Covid, e ndjekur nga strukturat e sistemit shëndetësorë në Francë

Ndërkohë dy ekonomistw francezë, fitues tw Çmimit Nobel, Esther Duflo dhe Abhijit Banerjee janw shprehur pwr Le Monde se qeveria franceze duhet tw vendosw maswn e bllokimit total nga 1 deri në 20 Dhjetor, për të siguruar që festimet e Krishtlindjeve në familje mund të zhvillohen me një rrezik të zvogëluar të transmetimit të koronavirusit

Një opsion i tillë sipas tyre, do të zvogëlojë rreziqet e infeksionit për njerëzit më të prekshëm, përfshirë të moshuarit.

Sipas Duflo dhe Banerjee, të cilët fituan Çmimin Nobel në 2019 për punën e tyre në uljen e varfërisë, një bllokadë e tillë do të kishte ndikim të kufizuar në shkolla dhe do të ishte më pak e dëmshme ekonomikisht sesa "anulimi total i Krishtlindjeve”.

Franca ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit mbi 14 mijë raste të reja të identifikuar me Covid por autoritetet janë shprehur se nuk do të ketë mbyllje totale teksa gjysma e vendit është shpallur ‘zonë e kuqe’.

Ora 10:30
Valë e re pandemie në Europë/ Kontinenti rivendos kufizime për banorët dhe bizneset...OKB: Na duhet një aleancë globale për vaksinën

Në Europë, vala e re e pandemisë ka bërë që qeveritë në të gjithë kontinentin të vendosin përsëri kufizime për banorët dhe bizneset.

Në Spanjë, autoritetet lokale të Madridit dhe qeveria kombëtare po përplasen për shtrirjen e masave të reja që do të thotë se 3.3 milionë banorë mund të futen në izolim total.

Qeveria rajonale tha se do të vendosë bllokime, por vetëm pjesërisht dhe që prekin rreth 1 milion njerëz, të cilët duhej të qëndrojnë në shtëpi, nëse nuk do të kishin një arsye të autorizuar për të dalë. Edhe në Çeki gjithashtu do të përballen me masa të reja kufizuese duke filluar nga e hëna.

Shifrat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se Republika Çeke radhitet pas Spanjës për numrin më të lartë të rasteve të reja për frymë në Evropë gjatë dy javëve të fundit.

Franca ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit mbi 14 mijë raste të reja të identifikuar me Covid por autoritetet janë shprehur se nuk do të ketë mbyllje totale teksa gjysma e vendit është shpallur ‘zonë e kuqe’.

Me mbi 6000 raste të regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara, Britania e Madhe ka shtuar Hungarinë, Danimarkën, Portugalinë, Slloveninë dhe Sllovakinë në listën e saj të karantinës së detyruar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin teksa ka deklaruar se bota rrezikon të regjistrojë 2 milionë viktima Covid nëse shtetet nuk veprojnë në kohë për të frenuar përhapjen e infeksioneve.

Drejtori i emergjencës shëndetësore i OBSH Michael Ryan, u shpreh se në nëntë muaj kanë humbur jetën rreth 1 milion njerëz dhe shtroi gjithashtu pyetjen nëse bota është e gatshme të parandalojë dyfishimin e vdekjeve, pasi sipas tij shumë vende kanë relaksuar masat antiCovid.

Reagimi i Ryan vjen pak ditë pasi komisioneria europaine e shëndetësisë Stella Kyriakides tha se situata Covid në disa vende të BE-së është më e keqe se në muajin mars dhe se nëse duam të shmangim një bllokim të ri total, duhet të marrin masa urgjente.

Brukseli gjithashtu ka përpiluar një listë të vendeve me rrezik të ulët, me rrezik të mesëm dhe me rrezik të lartë. Italia, së bashku me Gjermaninë, është ndër të parat, ato ku situata është ende nën kontroll.

Në grupin me  trend "shqetësues" janë vende të tilla si Austria, Danimarka dhe Franca, ku rreziku në përgjithësi është i moderuar, por shumë i lartë për kategoritë më të prekshme nga sëmundja.

Në fund, Spanja, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria janë në grupin "me rrezik të lartë", ku normat e infeksionit janë shumë të larta ose me rritje të theksuar te grupmosha e trëtë dhe, rrjedhimisht janë rritur apo pritet të rriten rastet fatale

Vaksina Covid-Apel nga fuqitë e mëdha në OKB: Na duhet një aleancë globale

India, e cila është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, do të përdorë burimet e saj në luftën kundër pandemisë Covid-19 për të gjithë njerëzimin", kështu premtoi kryeministri i saj Narendra Modi në OKB.

Në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara, Amerika Latine dhe Australia kërkuan solidaritetin e fuqive të mëdha, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Japonisë që tashmë kanë rezervuar më shumë se gjysmën e dozave e planifikuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë