Në Itali regjistrohen 15 viktima! Bota në pragun e 11 milionë rasteve të Covid-19… Rekord i ri në SHBA, në 24 orë 53 mijë raste të reja

 Në Itali regjistrohen 15 viktima! Bota në pragun e 11 milionë rasteve të Covid-19… Rekord i ri në SHBA, në 24 orë 53 mijë raste të reja

Në të gjithë botën pandemia ka vrarë të paktën 522.000 njerëz.

Në 196 vende deri tani numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar të prekur nga infeksioni i koronavirusit është afër pragut 11 milionë, saktësisht 10.871.365

Në renditjen e pandemisë, Shtetet e Bashkuara kryesojnë me 128.421 vdekje dhe pothuajse 2.7 milion raste, e ndjekur nga Brazili me 60.632 vdekje, Mbretëria e Bashkuar (43,906), Italia (34.818) dhe Franca (29.875).
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:32
Në Itali regjistrohen 15 viktima dhe 384 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 15 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 833 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 384 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 191 467

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 223 raste të reja pozitiv për një total prej 241 184  

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 4 viktima nga koronavirusi (totali 16 675).

Gjithashtu në Rajon u identifikuan edhe 115 raste të reja të pozitivitetit Covid (Totali 94 223)

Numri i të shëruarve sot në Lombardi ishte 261, për një total prej 67 871 pacientësh të shëruar

Ora 16:06
Rusi, shkon në mbi 667 mijë numri i të infektuarve me COVID-19

Numri i të diagnostikuarve pozitivë me infeksionin e koronavirusit deri më tani në Rusi ka shkuar në 667.883, ndërsa bilanci i totalit të viktimave ka arritur në 9.859.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve me qendër në Moskë njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.718 raste të reja dhe 176 viktima.

Numri i të shëruarve është rritur në 437.893, me 8.915 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në kryeqytetin Moskë janë regjistruar 659 raste të reja Covid, për një total prej 223.530, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.904, me 34 viktima të reja.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Në rajonet më pak të goditura, kohët e fundit autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Gjithashtu nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Ora 11:23
Covid-Rusi, Autoritetet: Vala e dytë e infeksionit do të jetë me intensitet të ulët

Ministri rus i shëndetësisë, Mikhail Murashko tha që beson se një valë e dytë Covid me të njejtin intensitet nuk do të përsëritet në Rusi, pasi janë forcuar sistemet e trajtimit dhe parandalimit dhe se njëfarë imunitet i kopesë është fituar nga popullata.

"Mund të ketë një rritje të shkallës së sëmundshmërisë nëse rregullat e sjelljes nuk respektohen ", tha Murashko në një intervistë për Interfax.

Ora 09:05
Covid-Teksasi e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës, gjoba për të pabindurit

Guvernatori i Teksasit në SHBA, Greg Abbott, ka urdhëruar qytetarët të mbajnë maskat mbrojtëse në publik, pasi rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në këtë shtet amerikan.

Teksasi arriti një rekord të rasteve me COVID-19, pasi vetëm të mërkurën u konfirmuan më shumë se 8,000 të infektuar

"Mbajtja e maskës në fytyrë do të na ndihmojë të mbajmë Teksasin të hapur për biznes", tha Abbott, pasi njoftoi për vendimin.

Banorët që refuzojnë të vendosin maskën do të përballen me gjobë deri në 250 dollarë.

"Më lejoni të jem i qartë: askush nuk mund të burgoset për shkeljen e kësaj praktike", tha guvernatori.

Ai paralajmëroi se disa njësi të kujdesit intensiv ishin pothuajse të mbushura me pacientë.

Në vendimin për mbajtjen e maskës nuk janë të përfshirë fëmijët që janë 10 vjeç ose më të rinj, ata që kanë një gjendje mjekësore e cila i pengon të veshin maskën, personat që janë duke ngrënë ose pirë dhe ata që bëjnë aktivitete fizike në ambient të hapur.

Ora 08:55
Amerika Latine/ Brazili, vendi më i goditur nga infeksioni i Covid-19

Pas ditëve të stabilitetit, shifrat e përgjithshme të pandemisë nga koronavirusi në Amerikën Latine janë rikthyer për të treguar një prirje të qartë rritëse.

Në 24 orët e fundit infeksionet janë rritur në mbi 2 milionë e 700 mijë me një rritje ditore prej më shumë se 74 mijë kurse numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në mbi 121 mijë.

Me numra ende të lartë por të qendrueshëm Brazili nuk duket ende se sheh dritën në fund të tunelit.

Rastet e regjistruara që nga fillimi i pandemisë në vend kanë prekur sot shifrën 1.5 milionë ndërsa vdekjet totale janë rreth 62 mijë.

Ora 08:49
Covid-SHBA/Parashikimi: 150 mijë viktima deri në fund të korrikut! Rekord i ri, në 24 orë regjistrohen mbi 53 mijë raste të reja


Rekord i ri i infeksioneve është regjistruar në Sh.B.A me më shumë se 53.000 raste në 24 orë.

Vendet më të prekura të ditës së fundit ishin të paktën shtatë-Alaska, Arkansas, Florida, Georgia, Montana, Karolina e Jugut dhe Tenesi. Autoritetet raportuan gjithashtu se në 24 orët e fundit ka pasur edhe 650 të vdekur, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 128.421.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parashikojnë që deri në fund të korrikut në SHBA totali i vdekjeve të shkojë 150 mijë. Në shtetin e Florida kanë humbur jetën nga Covid edhe tre të rinjë 19, 17 dhe 11 vjeç.

Guvernatori i Alabama ka zgjatur emergjencën për shkak të pandemisë edhe për 60 ditë të tjera.

Shteti ka regjistruar mbi 40,000 raste dhe të paktën 985 vdekje.

Në Texas, një nga shtetet më të prekur nga vala e re e koronavirusit, guvernatori republikan Greg Abbott, një aleat i ngushtë i Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që detyron mbajtjen e maskës në hapësira publike, ndalim grumbullimin e më shumë se 10 personave dhe 2 metër distancë fizike.

Në funksion të frenimit të përhapjes së infeksionit, autoritetet amerikane të shëndetësisë kanë bërë thirrje qytetarëve që më 4 korrik, Dita e Pavarësisë së SHBA, të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin udhëtimet, grumbullimet dhe festimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston