Në Itali regjistrohen 1452 raste të reja dhe 12 viktima! Bota në pragun e 30 milionë të prekurve me Covid... OBSH: Jemi ende në fillim të pandemisë

Në Itali regjistrohen 1452 raste të reja dhe 12 viktima! Bota në pragun e 30 milionë të prekurve me Covid... OBSH: Jemi ende në fillim të pandemisë

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi ka vrarë të paktën 933,280 njerëz në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit dhe pothuajse janë diagnostikuar 29.5 milionë raste të infeksioneve.

Shtetet e Bashkuara janë vendi që ka pësuar më së shumti dëme nga Covid, me 195,765 vdekje dhe që nga Brazili përsa i përket numrit të viktimavë me 133,119,  India (82,066), Meksika (71,049) dhe Mbretëria e Bashkuar (41,664).

India tejkalon 5 milion raste

Në vendin e madh aziatik, infeksionet kanë tejkaluar pesë milion, saktësisht 5,020,359. Viktimat e konfirmuara janë 82,066.

Jemi në fillim të pandemisë

"Eshtë shumë më keq se çdo trillim shkencor pandemik. Situata është shumë serioze dhe ne nuk jemi as në gjysmë të rrugës, jemi akoma në fillim të pandemisë." - Kjo u deklarua nga i dërguari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Navarro, gjatë një seance në parlament në Mbretërinë e Bashkuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:13
Covid në Itali/ Regjistrohen 1452 të infektuar dhe 12 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 12 viktima nga koronavirusi (dje ishin 9)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.645

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1452 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1229) për një total prej 291,442 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 620 të shëruar, për një total prej 215,265 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 159 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.905 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103799

Ora 15:16
Covid/ Rikthehen shifrat e larta të pandemisë në Rusi dhe Izrael

Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë raportuar 5809 raste të reja infeksioni. Gjithashtu autoritetet bëjnë të ditur se ka patur edhe 132 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i të prekurve nga Covid, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1 milion e 79 mijë e 519 kurse numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 18 917.

Rekord i ri i infeksioneve në Izrael

Sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka patur 5,523 raste të reja infeksioni.

Aktualisht ka 42,862 raste aktive me 535 pacientë në gjendje serioze për jetën, teksa viktimat janë 1147.

Qeveria izraelite ka vendosur që duke filluar nga e premtja të nis bllokimi total i vendit për 3 javë

Ora 14:19
Covid në Spanjë/ Madridi rivendos kufizime dhe bllokime në zonat me numër të lartë rastesh të reja

Rajoni i Madridit, një nga më të prekurit nga koronavirusi në Spanjë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit Covid, duke filuar nga dita e premte do të vendosë bllokime dhe kufizime të tjera në zonat me numër të lartë rastesh.

Kjo u njoftua nga autoritetet lokale, sipas raporteve nga media spanjolle.

"Ne jemi duke marrë masa, por nuk janë të mjaftueshme. Asgjë nuk do të funksionojë nëse nuk jemi përgjegjës. Ka pasur një relaksim të sjelljeve…”- paralajmëroi Antonio Zapatero, kreu i ekipit anti-Covid të Madridit.

Autoritetet në kryeqytetin spanjoll gjithashtu shpresojnë të fillojnë përdorimin e testeve të shpejta duke filluar nga java e ardhshme.

Që kur kufizimet u lehtësuan dhe testimi masiv filloi në fund të qershorit, shpërthimet e koronavirusit janë rritur me disa herë në Spanjë, nga disa qindra në mijëra në ditë, duke tejkaluar vendet e tjera europiane të goditura rëndë, si Mbretëria e Bashkuar, Italia apo Franca.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është aktualisht 603.167, më e larta në Evropën Perëndimore, ndërsa numri i të vdekurve ka tejkaluar 30,000.

Ora 11:04
Covid/ Franca regjistron 8000 raste të reja dhe 49 viktima! Rriten shifrat e pandemisë në Spanjë, Gjermani dhe Rusi

Franca regjistroi gjatë 24 orëve të fundit rreth 8000 raste të reja të identifikuar me Covid, saktësisht 7852 të prekur.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se 49 persona të tjerë kanë humbur jetën prej koronavirusit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid është rritur në 395.104 kurse totali i vdekjeve ka shkuar më 30 999. Gjithashtu janë shëruar edhe rreth 90 mijë pacientë.

Spanja regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 9437 raste të reja infeksioni.

Dramatike është numri i vdekjeve të regjistruara, 156 humbje jete

Sipas autoriteteve, totali i viktimave është rritur në 30 004 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 603 167.

Autoritetet shëndetësore në Rusi kanë raportuar për 150 viktima Covid në 24 orët e kaluar, shifër kjo që e ka rritur totalin e viktimave, që prej fillimit të pandemisë në 18785. 

Gjithashtu në vend pati edhe 5529 raste të reja infeksioni, teksa numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 1 milion e 74 mijë.

Turqia ka raportuar për 1742 raste të reja infeksioni dhe 67 viktima.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se totali i të prekurve është rritur në 7186 kurse numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid ka shkuar në 294.620

Autoritetet gjermane të emergjencës shëndetësore Covid kanë raportuar për 1616 raste të prekur nga koronavirusi dhe 9 viktima. 

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, të infektuarit në total që prej fillimit të pandemisë janë 264837 kurse ata që kanë humbur jetën numërohen në 9445

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë