E gjithë bota i ka "sytë" nga Australia, madje kjo e fundit është kthyer në zili, pas ngjarjes së fundit sportive në të cilën u grumbulluan mbi 52,000 tifozë, pa maska dhe ngjitur me njërin-tjetrin, duke na bërë të besojmë se jo të gjithë jetojmë në një planet.
Pyetjet që vihen në dyshim nga ndjekësit pas këtyre pamjeve befasuese janë, a është COVID një kërcënim edhe për to? Tifozët janë mbledhur në grumbull në event dhe asnjë nuk ka vënë maksë, duke përcjellë një panoramë sikur të ishim në një kohë tjetër dhe jo në një kohë kur COVID është kthyer në një kërcënim për botën.
Nga ana tjetër në vendet e tjera ku ka mijëra raste ditore të COVID, mrekullohen nga spektakli pasi pothuajse të gjitha sportet kryesore në të gjithë botën tani luhen me dyer të mbyllura ose me numër të kufizuar tifozësh.