Në Itali regjistrohen 1411 raste të reja Covid! Rekord i ri në Francë, 5500 infeksione në një ditë... Bota tejkalon pragun e 24 milionë të prekurve

Në Itali regjistrohen 1411 raste të reja Covid! Rekord i ri në Francë, 5500 infeksione në një ditë... Bota tejkalon pragun e 24 milionë të prekurve

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv me Covid është rritur në më shumë se 24 milion e 180 mijë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i vdekjeve prej infeksionit që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 825 711persona që kanë humbur jetën.

Grafikun e pandemisë vazhdon ta kryesojë SHBA-ja, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.

Midis dje dhe sot, në SHBA janë regjistruar 43,459 raste të reja të koronavirusit, për një total prej 5 më shumë se 5.8 milionë njerëz të prekur nga Covid-19.

Vdekjet në 24 orët e fundit ishin 1199, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është rritur në 179 725.

Koreja e Jugut ka vazhduar të regjistrojë rritje të infeksioneve të reja, duke iu afruar niveleve të gjashtë muajve të fundit. Për herë të parë që nga muaji mars, të identifikuarit e rinj më Covid kanë arritur në 483.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Rriten shifrat e Covid në Itali, regjistrohen 1411 raste të reja infeksioni! Ulet numri viktimave, 5 në 24 orët e fundit


Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi (dje ishin 13), për një total prej 35 463 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1411 raste të reja pozitiv (dje ishin 1367), për një total prej 263.949 të prekurish nga Covid. 

Në vend sot pati edhe 225 pacientë të shëruar,(dje ishin 314) për një total prej 206.554, teksa në repartet e terapisë intensive ndodhen 67 pacientë

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima për të tretën ditë rradhazi, 87 të shëruar dhe 269 raste të reja pozitiv. 

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve mbetet 16 857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur 98.814.

Fondacioni Gimbe ka raportuar sot se në një javë në Itali, rastet e reja të infeksionit Covid pothuajse janë dyfishuar. Nga të dhënat del se ato janë rritur me 92.4% në vetëm 7 ditë.

Ora 16:39
Covid/ Rekord i ri në Francë, 5500 infeksione brenda një dite! Më shumë se 1500 në Gjermani, mbyllen shkolla dhe stadiume

Shifrat e pandemisë Covid që vijnë nga Franca dhe Gjermania vazhdojnë të jenë alarmante. Rekordi i ri francez, ku numri i rasteve të reja pozitive arriti në 5,429 në 24 orët e fundit, nuk është parë që nga mesi i prillit. Kjo është ajo që mësohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë, e cila megjithatë nuk ka azhurnuar numrin e vdekjeve për shkak të një "problemi kompjuterik" që ka prekur sistemin e numërimit.

Kryeministri Jean Castex u bëri thirrje francezëve që të "jenë përgjegjës" përballë ringjalljes së epidemisë. "Asnjëherë nuk kam menduar që shteti mund të bëjë gjithçka, ai ka pjesën e tij të përgjegjësisë, por të gjithë duhet të ndjehen të shqetësuar për luftën kundër epidemisë," tha Jean Castex për France Inter. Kryeministri gjithashtu u shpreh se do të bëjë "gjithçka" për të "shmangur një bllokim të ri total" në Francë.

Situata në Gjermani

Në Gjermani, totali i të identifikuarve me Covid është pothuajse 238,000 që nga fillimi i pandemisë Covid-19 teksa vazhdon debate midis qeverisë federale dhe Landeve për masat që duhen marrë për të përmirësuar përhapjen e sëmundjes.

Merkel në favor të gjobitjes së atyre që nuk e përdorin maskën

Kancelarja Angela Merkel është në favor të vendosjes së një gjobe prej 50 euro për ata që nuk vendosin maskë në ambiente të mbyllura si në supermarket dhe transportin publik, ku dhe është e detyrueshme.

Ndalohet hyrja në stadiume

Pas mbylljes së shkollave, Gjermania po përgatitet të zgjasë ndalimin e hyrjes në stadiume deri në fund të vitit. Disa përjashtime do të parashikohen për rajone ku normat e infeksionit është në rënie të fortë. Në Gjermani, infeksionet u rritën në 237.936 që nga 26 gusht, me një rritje prej 1.507 raste në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë, 9.228 njerëz kanë vdekur në vend nga Covid-19.

Shkollat ​​e mbyllura

Në Gjermani tashmë janë mbyllur mbi njëqind shkolla. Aktualisht, rreth 350 mësues dhe 6 mijë nxënës ndodhen në karantinë, pasi numri i infeksioneve në klasa ishte vazhdimisht në rritje dhe vlerësohet në rreth 500 të infektuar.

Ora 13:53
Parisi bën të detyrueshme maskën! Skocia regjistron vdekjet e para të Covid që nga 16 korriku

Kryeministri francez, Jean Castex njoftoi sot se mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme në të gjithë kryeqytetin, Paris, dhe do të mund të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit. 

Në Marsejë, një qytet tjetër i madh që ndodhet në një departament “të kuq”, prefekti i rajonit Provence-Alpes-Côte-d’Azur njoftoi disa ditë më parë mbajtjen e detyrueshme të maskës në të gjithë qytetin dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 23:00 në të gjithë Bouches-du-Rhône.

Parisi ka tejkaluar pragun e 50 rasteve të infeksionit për 100 mijë banorë kurse Marseja ka 177 raste për 100 mijë banorë

Kryeministri francez gjithashtu nënvizoi gjithashtu se mbajtja e maskës mund të përgjithësohet edhe në pjesë të tjera të 21 rajoneve të vendosura tashmë në zonë të kuqe.

Skocia regjistron vdekjet e para të Covid që nga 16 korriku

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon njoftoi për vdekjen e dy pacientëve që ishin testuar pozitivisht për koronavirusin në 24 orët e kaluara. Këto janë vdekjet e para të lidhura me Covid në Skoci në më shumë se një muaj teksa totali I viktimave është rritur në 2494 kurse numri I përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 19 988.

Sturgeon tha gjithashtu se “vdekjet na kujtojnë se Covid nuk ka ikur”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh