Botërori 2018/Belgjika favorite për trofeun, kundër debutuesve të Panamasë

Botërori 2018/Belgjika favorite për trofeun, kundër debutuesve të Panamasë

Belgjikë-Panama luhet sot në orën 17:00

Belgjika pasi ka arritur në çerekfinalet e Botërorit 2014-të dhe Europianit të para dy viteve, në Rusi kërkon të konfirmohet edhe më shumë. Belgjika luan për herë të 13-të në një Kupe Bote dhe është e pamposhtur prej 9 ndeshjesh në grupet e Botërorit.

Formacioni i Roberto Martinez është i mbushur plot me yje mes të cilëve De Bruyne, Mertens, Hazard dhe Lukaku. Belgjika luan ndaj Panamasë që bën sot debutimin absolute në një Kupë Bote. Vetëm trajneri i Panamsë, Hernan Dario Gomez e ka Rusi 2018-të për herë të tretë, pasi ka drejtuar Kolumbinë në 1998 dhe Ekuadorin në 2002.

Roberto Martinez trajneri i Belgjikës e respekton Panamanë: "Kemi respekt për Panamanë dhe them se do të jetë e rrezikshme pasi do të kërkojë të arrijë ëndrrën e saj. Ne duam të jemi më të mirët dhe do përpiqemi të fitojmë ndeshjet e grupit", e mbyll Martinez.

Belgjikë-Panama luhet sot duke nisur nga ora 17:00 në Sochi dhe është e vlefshme për grupin G.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël