SHBA - Mbrëmjen e kësaj të premteje në Teksas, Egjipti ia doli të kalonte Australinë duke u bërë kombëtarja e radhës që kualifikohet për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026. 'Faraonët' dhe 'Kangurët' barazuan 1-1 pas 120 minutave lojë, por Egjipti u tregua më i saktë nga penalltitë duke fituar 4-2. Në fazën e radhës Egjipti do të përballet me fituesin e çiftit Argjentinë - Kepi i Gjelbër.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Egjiptin, me 'Faraonët' që shënuan në minutën e 13-të me Eman Ashour. Në fraksionin e dytë Australia barazoi me Mohamed Hany (autogol) duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Edhe pas 30 minutave skuadrat barazuan 1-1, duke u dashur gjuajtjet e 11 metërshave për fituesin.

Egjipti u tregua më i saktë duke shënuar katër herë me Saber, Rabia, Salah dhe Abdelmaguid. Ndërkohë Australia gaboi me Souttar dhe Herrington. Afrikanët arrijnë fitoren e parë në fazën me eliminim direkt të një Kupe Bote.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:12
Kupa e Botës 2026 futet në histori, rekord autogolash

1783116788_egjipti.jpg

Autogoli i Mohamed Hanyt, që i dha mundësinë Australisë të barazonte rezultatin 1-1 kundër Egjiptit ishte i trembëdhjeti i Kupës së Botës 2026. Është numri më i lartë i autogolave të regjistruar ndonjëherë në një edicion të vetëm të turneut. Hany është gjithashtu lojtari i dytë që shënon dy autogola në një edicion të vetëm të Kupës së Botës, pas Ivan Vutsov të Bullgarisë në vitin 1966.