SHBA - Botërori 2026 ka mbyllur ndeshjet në Grupin E. Mbrëmjen e të enjtes me kohën shqiptare, Ekuadori befasoi dhe përmbysi 2-1 Gjermaninë, ndërsa Bregu i Fildishtë fitoi 0-2 kundër Kuraçaos. Nga ky grup në fazën e 1/16-ave kalojnë Gjermania si kokë grupi, Bregu i Fildishtë si vendi i dytë dhe Ekuadori si një nga tetë ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë. Eliminohet Kuraçao.
Në 'MetLife Stadium' të New Jerseyt, Ekuadori doli jashtë parashikimeve duke mposhtur 2-1 me përmbysje Gjermaninë. 'Panzerat' ishin të kualifikuar për në raundin e 1/16-ave edhe përpara kësaj sfide, megjithatë Leroi Sane shënoi pas vetëm dy minutave lojë duke kaluar gjermanët në epërsi. Amerikano-latinët nuk u dorëzuan dhe barazuan shpejt me anë të Nilson Angulo në minutën e nëntë. Pas këtij momenti Ekuadori kontrolloi lojën duke treguar cilësi në të gjitha repartet e fushës. Goli me vlerën e tri pikëve dhe të kualifikimit u shënua nga Gonzalo Plata vetëm 13 minuta para fundit të ndeshjes. Festë e madhe për Ekuadorin pas këtij suksesi të merituar.
Në Philadelphia, Bregu i Fildishtë fitoi 0-2 kundër Kuraçaos me dopietën e Nicolas Pepe dhe kalon më tej si vendi i dytë i Grupit E. Debutuesit e Kuraçaos dalin jashtë turneut.
Pas tre përballjeve në grup, Grupi E mbyllet me kryesimin e Gjermanisë me gjashtë pikë, në vend të dytë Bregu i Fildishtë po me gjashtë pikë, ndërsa Ekuadori me katër pikë kalon në fazën e 1/16-ave si një prej tetë vendeve të treta më të mira. Kuraçao me vetëm një pikë eliminohet nga turneu.
Përmbledhje:
Kombëtaret e kualifikuara deri tani në raundin e 1/16-ave: Meksika, SHBA-ja, Gjermania, Argjentina, Franca, Norvegjia, Kolumbia, Zvicra, Kanadaja, Bosnje Hercegovina, Brazili, Maroku, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Ekuadori.
Kombëtaret e eliminuara deri tani: Haiti, Turqia, Tunizia, Jordania, Panamaja, Katari, Çekia, Kuraçao.
Ndeshjet e fazës së 1/16-ave deri tani: Afrika e Jugut - Kanada.
Renditja finale në Grupin E:
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente








