FRANCË - Një vajzë 17-vjeçare humbi jetën pasi ra nga pjesa e pasme e një kamioni gjatë festimeve për fitoren e Francës ndaj Marokut në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, njoftuan shërbimet e emergjencës franceze të premten, më 10 korrik.
Sipas autoriteteve, vajza ndodhej në pjesën e pasme të një kamioni, i cili po tërhiqte një rimorkio, në Aulnoye-Aymeries, një fshat pranë qytetit verior Maubeuge, afër kufirit me Belgjikën. Ajo ra nga automjeti dhe u përplas për vdekje nga vetë kamioni, duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i kamionit është ndaluar nga policia për hetime, ndërsa një tjetër adoleshent, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes, u dërgua në spital pasi pësoi tronditje psikologjike.
Pas fitores 2-0 të Francës ndaj Marokut në Boston, festime të shumta 'shpërthyen' në mbarë vendin. Në Paris, mijëra tifozë dolën në rrugë për të festuar, ndërsa mijëra efektivë policie ishin angazhuar për garantimin e sigurisë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente




