Dy golat e Folarin Balogun i dhanë një nisje perfekte kombëtares së SHBA-së në Botërorin 2026, por historia e sulmuesit të Monacos është po aq interesante sa paraqitja e tij në fushë.

Balogun mban fanellën e SHBA-ve falë një rastësie të veçantë. Prindërit e tij me origjinë nga Nigeria ndodheshin në New York si turistë kur ai erdhi në jetë. Lindja në territorin amerikan i dha automatikisht shtetësinë amerikane, edhe pse familja e tij nuk jetonte në SHBA.

Pak kohë pas lindjes, familja u vendos në Anglia, ku Balogun u rrit dhe zhvilloi të gjithë karrierën e tij futbollistike. Për shkak të origjinës dhe vendit ku u formua si lojtar, sulmuesi kishte mundësinë të përfaqësonte tre kombëtare të ndryshme; SHBA-në, Anglinë ose Nigerinë.

Megjithatë, zgjedhja e tij përfundimtare ishte kombëtarja amerikane. Vendimi u shoqërua me një fushatë të madhe në rrjetet sociale, ku tifozë të shumtë amerikanë kërkuan që federata të siguronte shërbimet e talentit të ri.

Sot, Balogun është një nga 'armët' kryesore të SHBA-ve në Botëror dhe po shpërblen besimin e dhënë me gola e paraqitje vendimtare, duke u kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të ekipit amerikan.